KiE: Qeveria, jo më premtimet boshe për rolin e opozitës në një demokraci funksionale

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (KiE), pas vizitës së raporterëve të saj për të ndjekur situatën në Shqipëri, ka dalë sot me një deklaratë për mediat.

Deklarata e KiE kërkon nga palët politike që të gjejnë zgjidhje për krizën në vend. KiE vlerëson se opozita duhet të bëjë më shumë sesa premtimet boshe për bashkëpunimin me opozitën.

Deklarata e reporterëve thekson se “mazhoranca duhet të bëjë më shumë se premtime boshe për rolin e opozitës në një demokraci pluraliste dhe të angazhohet në dialog dhe konsultim të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu përfaqësuesit e KiE vënë theksin në qëndrimin e Komisionit të Venecias. Në deklaratë kërkohet nga partitë politike që të marrin në konsideratë qëndrimin e Venecias, i cili thotë se anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është një akt për të cilin kreu i shtetit mund të shkarkohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?