Kim Mehmeti: Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!
Shkrimtari Kim Mehmeti shprehet se përplasjet e ditëve të fundit në Tiranë janë fillimi i një lufte mes qytetarisë dhe barbarisë. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se Shqipëria ka dy rrugë ose qytetaria do të fitojë betejën ose në vend do të ketë dy piramida të turpit, ajo e Enver Hoxhës dhe e Edi Ramës.
“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.
Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!
E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.
Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!”,- shkruan Kim Mehmeti.
KOHA JONË SONDAZH

