Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti: Rama është aty ku janë lekët, e ka çmendur këtë popull

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar aferën e inceneratorëve që ka ndezur politikën dhe opinionin publik në vend. “Edi Rama gjendet aty ku janë lekët. Bëhet fjalë për një qeveri që ka më të rëndësishme interesat e një grupi njerëzish. Kjo qeveri nuk e ka rëndësishëm shtetin. Rama vepron në dobinë e tij,” tha Mehmeti.

“Ai e ka çmendur këtë popull dhe e përçau shqiptarinë,” akuzoi Mehmeti. I pyetur se si do ndikojë pandemia në zgjedhje, ai tha se “nuk mendoj se do ndikojë mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë pandemi”. “Qeveria kërkon t’ua fusë virusin politik, që të mbulohet virusi i vërtetë. Piktori jeton në vetmi dhe ai kërkon që këto zgjedhje t’i çojë përpara në vetminë e tij”, tha Mehmeti.

SHKARKO APP