Kim Mehmeti: Rama u tregoi serbëve, se kanë “vdekur” politikanët inferior shqiptarë

Ai ka thënë për Telegrafin se “nuk kishte si mos të ndjeheshin të ‘provokuar’ mikpritësit e kryeministrit shqiptar në Beograd, ngaqë për ata ai ishte si pasqyrë e ndritshme ku shihen vlerat civilizuese e njerëzore të popullit që përfaqësonte, pasqyrë nga e cila projektuesit e antishqiptarisë nuk mund ta fshihnin fytyrën e tyre të deridjeshme monstruoze”.

Ai ka thënë se Rama ishte “provokues” për serbë, ngaqë ai kishte një argument të pamohueshëm dhe shumë civilizues, që atë e lartësonte aq sa e bënte të paarritshëm për bashkëpunëtorët e deridjeshëm të Millosheviçit: mospasjen e ngarkesës se ishte një përfaqësues i popullit me varreza masive me nëna, fëmijë e civilë të masakruar, vetëm sepse ata nuk ishin serbë.

Rama më së shumti i ‘provokoi’ serbët me porosinë më të rëndësishme që u përcolli atyre: se kanë ‘vdekur’ politikanët e deridjeshëm inferior shqiptarë, ata të cilët përuleshin përpara kolegëve të tyre ballkanas”, ka deklaruar Mehmeti për Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?