Kim takon Bashën: Takim i shkëlqyer me kryetarin e PD, një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim priti kryetarin e PD-së Lulzim Basha në një takim, që tregon edhe një herë tjetër që SHBA vijon bashkëpunimin me PD.

Përmes një postimi në Twitter, Kim e falënderon kreun Basha për mënyrat e forcimit të institucioneve demokratike në vend.

Po ashtu Kim shkruan edhe se një opozitë e fortë që bën përpara, është thelbësore për demokracinë.

“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.

SHKARKO APP