”Kjo është fushata më e rëndësishme e jetës sime”, Berisha: Ne spostuam rrugën e heroinës, Rama bëri narkoshtet
Sali Berisha thotë se lufta kundër asaj që e quan ”Narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë”, ka qenë shumë e vështirë. ”Sot është viti i 12-të i Edi Ramës në pushtet. Narkoshtetin nuk e filloi as këtë vit, as një vit më parë. Themelet i hodhi në 2015-n kur mbuloi nga jugu në veri Shqipërinë me kanabis. Isha zëri i parë në Shqipëri dhe botë kur fola për narkoshtet”, tha ai në ”A2cnn”.
Për çështjen e drogës në Shqipëri, Berisha madje tha se është bërë debat në Këshillin e Ministrave të kohës. ”Arben Ahmetaj e parashikoi që kjo është para për ekonominë shqiptare. Sot kjo para ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune të ndërmarrjeve të eksportit, të cilat vetëm me rënien e euros 35% kanë humbur çdo fitim”.
Përgjatë këtij muaji të fushatës zgjedhore, Sali Berisha ka udhëtuar në 40 qytete shqiptare dhe 4 shtete të huaja, për atë që e konsideron si fushatën më të rëndësishme të tijën, që prej vitit 1991.
”Është fushata e rikthimit të shpresës së shqiptarëve, rikthimit të besimit të Shqipëria dhe në këtë kontekst është fushata më e rëndësishme që kam zhvilluar pas asaj të vitit 1991. Qytetarët shqiptarë e ndjejnë që ky rikthim i Sali Berishës nuk është për karrierë. Se ky njeri, në këtë stad të moshës së tij, nuk kthehet as për ambicien e pushtetit, as për ambicie parash. Ky kthehet për një mision. E ndjejnë dhe e kuptojnë që është betejë kundër një të keqeje që kërkonte ta linte Shqipërinë pa pluralizëm, që po i varfëron dhe po i largon nga Shqipëria”.
KOHA JONË SONDAZH

