KQZ vendos sot për Selamin, Tahirin dhe Roshin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur për mandatin e dy deputetëve të Kuvendit, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si për kryetarin e bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, pasi pak ditë më parë u shpallën nga Prokuroria e Përgjithshme si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike, në bazë të ligjit të dekriminalizimit

Më 20 dhjetor prokuroria njoftoi se ia ka përcjellë rezultatet KQZ-së, që pritet të mblidhet për t’ju ndërprerë atyre mandatin në zbatim të ligjit të mësipërm.

Deputetët Tahiri dhe Selami dhe kryebashkiaku Roshi deklarohen nën hetim penal për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?