Klajda Gjosha: Asnjë kusht i plotësuar nga qeveria për hapjen e negociatave. Veprim i qëllimshëm për të bllokuar Shqipërinë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për “standard” flet mbi veton e Holandës për Shqipërinë në kuadër të nisjes së konferencës së parë ndërvqerirtare me BE-në për negociatat. Gjosha sqaron se vendimi i Holandës erdhi pasi qeveria nuk përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bahkimi Evropian në mars të 2020-ës për reformë zgjedhore konsensuale. Po ashtu Gjosha u jep përgjigje edhe argumenteve të socialistëve sipas të cilëve refuzimi i Holandës ndaj Shqipërisë vjen për shkak të problemeve të brendshme që ka ky vend. Në fund, ish-ministrja e Integrimit komenton edhe qëndrimin e ambasadorit Soreca për këtë çështje.

Qeveria e Holandës ka zyrtarizuar pak ditë më parë vendimin e saj kundër thirrjes së tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Si e gjykoni këtë vendim për të vendosur veton ndaj nesh?

Është një vendim i pritshëm për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në mars të këtij viti. Shqipëria ka dy kushte kryesore dhe më pas edhe 13 kushte që pasojnë e që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, pandëshkueshmërinë e shit-blerjes së votës, lirinë e shprehjes dhe vendimin mbi kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019. Po ajo c’ka i bën vendet të jenë dyshuese është fakti se as dy kushtet e para dhe kyce nuk janë plotësuar, që lidhen me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë dhe reformën zgjedhore, e cila është goditur rëndë me prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Nga ana e saj, Partia Socialiste i mëshon argumentit se vendimi i vendeve skeptike vjen për shkak të probleme të tyre të brendshme. Këtë e pohoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke theksuar se sipas tij vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare…

Nëse do të ishte që vendet anëtare e dënojnë Shqipërinë për problemet e tyre të brendshme atëherë e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe për Maqedoninë e Veriut. Por kur vendi ynë fqinj është drejt marrjes së datës për konferencën e parë ndërqeveritare, ky është argument i rrëzuar dhe që tregon se vlerësimi vendeve bëhet në bazë të meritës. Rilindja po mundohet të mbulojë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë duke hedhur topin sërish te palët e treta. Në bilancin e kushteve të kërkura, sot janë plotësuar 0 kushte. Fatkeqësisht kjo është bërë me vetëdije të plotë për të bllokuar perspektivën europiane të Shqipërisë!

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka pohuar se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe polarizimi politik po e mbajnë Shqipërinë larg konferencës së parë ndërqeveritare. Si e vlerësoni këtë qëndrim të ambasadorit?

Mendoj që vlerat më të mira BE i merr atëherë kur mundohet t’i afrojë palët drejt dialogut. Ky është një kriter i patjetërsueshëm që ndihmon vendet aspirante drejt anëtarësimit dhe që bën të mundur normalitet në qeverisje dhe në jetën e qytetarëve. Por kjo nuk bëhet vetëm me deklarata, ajo bëhet me veprim konkret!

SHKARKO APP