Klevis Balliu në Open: Edi Rama po negocion për interesat e tij personale monetare
Në emisionin Open te Eni Vasili në Top Channel u fol në lidhje me lojën e Edi Ramës për pajtim Turqi-Greqi.
Ish-deputeti Klevis Balliu akuzoi hapur se kryeministri Rama shkoi në Turqi si vasal i presidentit Erdogan dhe në Greqi si shitës i detit shqiptar. Ai theksoi se të gjitha këto janë për të shtuar vlerat monetare në financat e kryeministrit shqiptar.
Më pas ish-deputeti demokrat shtoi se kursi i Edi Ramës mbetet i rrezikshëm për shqiptarët, sepse kryeministri po na çon drejt Turqisë e jo drejt BE.