Klevis Balliu: Nesër është morti i Rilindjes. Nuk ka plumba që na ndalin!

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, ka komentuar edhe protestën që do të zhvillohet pasditen e nesërme nga opozita. Ndër të tjera Balliu ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë masive ku sipas tij do ti jepet fund qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes.” ka deklaruar Balliu. “Ju duhet ta anuloni këtë qeveri dhe e keni mundësinë nesër. Nesër nga jugu në veri shqiptarët do të bashkohen jo për bindje partiake por patriotike për të shpëtuar Shqipërinë. Nesër është koha ku shqiptarët çohen për të rrëzuar krimin. Duhet të çohemi nesër për të ruajtur kufijtë e Kombit tonë. Nesër duhet të çohemi për të zhdukur Edi Ramën një herë e mirë nga ky vend. Qytetarë janë mbledhur qoftë në 16 shkurt qoftë në 16 mars për ti dhënë kohë që të largohet por ai nuk largohet dot pasi nuk loz për karrigen e vete por për kokën e tij. Një Shqipëri e vërtet me një pushtet të vërtetë e përplas prapa hekurave të burgut”,- tha Balliu.

Ai shtoi se protesta e nesërme do të jetë më e fortë se protestat që po zhvillohen në Francë. “Nuk mund të pranojmë asnjë arrestim. Është koha të arrestohen kriminelët që u futën në institucione, komunistët. Merrni në dorë fatin e vendit nesër do jetë protesta e historisë. Nesër në Shqipëri fillon revolucioni demokratik i shqiptarëve. Nesër do ti kenë sytë të gjitha mediave, dhe në do tu tregojmë atyre se do luftojmë me çdo mjet për të sjellë drejtësinë. Nuk ka gaz që të na ndaloj, nuk ka plumb që ta ndalojë , do ti duket Franca lule çdo revolucion lule me atë që do të ndodh nesër. Ju ftoj nesër te merrni pjesë në revolucionin që fillon por nuk mbaron. Në orën 6 do fillojmë uraganin e drejtësisë. Edi Rama mund të fshihesh ku të duash. Ne e kemi me Europën. Në Kinë shko ti ne do shkojmë në Europë. Revolucioni nuk ka orar që fillon revolucioni.  Nesër do të ndjekim këmba këmbës deri në fundin tënd politik. Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes”,- deklaroi ish-deputeti i PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2408533962491154/

SHKARKO APP