Klevis Balliu: Njerëz me shkopinj me urdhër të Lulit dolën nga zyra e tij
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i përjashtuar edhe ai nga partia me vendim të Kryesisë, thotë se demokratët janë plagosur nga ata që ishin brenda PD-së.
Për të njerëz të porositur nga Basha kanë dalë nga zyra e tij dhe kanë goditur demokratët protestues duke i gjakosur.
”Se kanë thënë se nuk kanë qenë demokratë ata që janë plagosur në protestë. Këta janë gjakosur nga ata që ishin brenda. Nga ballkoni i zyrës së Lulit kanë dalë disa njerëz, njëri prej tyre bodigardi i Bashës me shkop në dorë”.