Koalicion me Ramën për Integrimin në BE? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Sali Berisha mohon mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në ”NOW me Erla Mehillin”, kreu i PD tha se nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë. ”Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në”,-tha Berisha.

Duke iu përgjigjur moderatores që e pyeti në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

”Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, u shpreh Berisha. Sa i përket drejtësisë, ai tha se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?