Koalicioni i Berishës për zgjedhjet, ironizon Manjani: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me 25 partitë politike. Për të ata janë një ”aleancë konservash”. Manjani shkruan se me konservat e lulit, shkohet thjesht te Luli, duke ironizuar koalicionin e Berishës me të cilin kërkon të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

”Kjo është aleancë konservash, jo konservatorësh. Të vetmen gjë madhështore që mund të bëjnë është shyqyrllëku i sabahut. Me konservat e Lulit shkohet thjesht te Luli… Nejse, punë për ta. Po kjo Shqipëri a Madhështore është se ç’është. O njësh! O gjigand! O i madh!. Ja vjen dhe Chrisi i Trumpit tani dhe… e dini vetë ju”, shkruan Manjani.

Koalicioni ”Shqipëria Madhështore” që do të drejtohet nga selia blu e Sali Berishës e që ka në përbërje 25 parti të vogla. Më i përkëdheluri është Ilir Meta, logoja e të cilit ka 4 vende të sigurta në parlament sipas marrëveshjes.

SHKARKO APP