Koalicioni PD-LSI, Silva Caka: E keqja e madhe largohet me bashkimin e të gjithëve
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka shprehet se koalicioni i firmosur sot mes PD dhe LSI mundëson zhvillimin e vendit. Duke e cilësuar si marrëveshjen më të madhe politike në historinë e 30 viteve, Caka shprehet se “e keqja e madhe që ka zaptuar shtëpinë tonë largohet vetëm me bashkimin e të gjithëve ne!”
Reagimi i plotë i ish-deputetes Silva Caka:
E keqja e madhe që ka zaptuar shtëpinë tonë largohet vetëm me bashkimin e të gjithëve ne!
Marrëveshja e nënshkruar sot mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, është më e madhja në historinë e 30 viteve.
Kjo marrëveshje garanton përfaqësimin e të gjithë interesave të shqiptarëve:
– Rikthimi i të rinjve në Shqipëri;
– Edukim cilësor dhe meritokratik;
– Punë e mirëpaguar;
– Trajtim serioz i pandemisë së Covid – 19;
– Rindërtim dhe dëmshpërblim dinjitoz për gjithë pasojat e shkaktuara nga tërmetet;
– Rikthim i institucioneve;
– Rindërtim i demokracisë.
Asgjë nuk e ndal koalicionin tonë në rrugën e fitores europiane; së bashku do t’a kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve!