Koçiu: 800 pacientë do të përfitojnë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi

Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një lehtësim i madh për qindra qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sfidë shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një lajm të mirë për pacientët me stomë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu bëri të ditur se rreth 800 pacientë do të përfitojnë menjëherë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës: kolostomi, ileostomi, urostomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë qëllim, Koçiu u shpreh se është vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, një fond prej 100 milionë lekësh, për vitin 2025.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideroi këtë një tjetër hap për të ofruar më shumë dinjitet, kujdes dhe mbështetje për çdo pacient që ka nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?