Kodheli: Ja pse nuk jep dorëheqjen Rama. Ka të bëjë më moralin

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ishte sot e ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel. E pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se përse nuk jep dorëheqje Kryeministri Rama, ajo u shpreh:

Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë.

E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua. Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyrnjaja: Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërish dhënien e pushtetit në tavolinë, nëqoftë se ju besoni që jeni mazhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve.

Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?