Kodheli: Kredi të buta për ushtarakët dhe një qendër për fëmijët e tyre autikë
Teksa ka folur në Kuvend, ajo ka premtuar edhe një qendër për fëmijët autikë të ushtarakëve.
“Nga ana tjetër ne do të hapim dhe do të vemë në funksionim edhe një qendër rehabilitimi për fëmijët autikë të ushtarakëve, e cila do të parashikohet të kushtojë 10 milion lekë.
Njekohesisht do të fillojë procesi i dhenies së kredive të buta për ushtarakët me probleme strehimi si dhe legalizimi i mjediseve ku ushtaraket jetojnë prej dy dekadash.
Përveç kreditimit me shuma të vogla nga burimet që kemi në dispozicion, po identifikohen prona që mund të kthehen në fond banese, ashtu siç po identifikojmë troje apo ndërtesa që në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, me të cilin kemi hedhur hapa konkretë, të mund të zgjidhim përfundimisht problemin e strehimit, një detyrim ky që buron nga statusi i ushtarakut.
Buxheti i MM do te mbeshtetet edhe nga te ardhurat dytesore te gjeneruara nga strukturat e veta, te cilat do te perdoren vetëm per modernizimin e FA.
Kështu kemi filluar një proces për identifikimin e materialeve të tepërta, armatimit, municionit e pajisjeve të tjera që janë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura me qëllim rifututjen e tyre në qarkullim ekonomik dhe gjenerimin prej tyre të burime financiare të nevojshme.
Nga ky operacion pritet të sigurohet një shumë prej 7-800 milion lekësh”, tha Kodheli
KOHA JONË SONDAZH

