Kodheli mohon zërat e kandidimit për Tiranën
Të gjithë zerat që e shohin si të tillë Kodhli i ka mohuar në studion e “Jamais Vu”
Mimi Kodheli:E dua këtë qytet më shumë se cdo gjë në botë. Kam çdo gjë e parë që më ka ndodhur më ka ndodhur brenda këtij qyteti, i njoh çdo detaj këtij qyteti. Besoj se e kam dhënë kontributin tim për qytetin. Kam në dorë dhe jam duke menaxhuar në ndër portofolet më të rëndësishëm të qeverisë. Kam berë një betim dhe kam marrë një angazhim që reformën që kam nisur ta çoj deri në fund. Besoj se do të vazhdoj të jem Ministre e Mbrojtjes. Ka një llogjikë kur kjo gjë bëhet. Unë besoj që kandidati që do të vijë për qytetin e Tiranës do të jetë absolutisht një zgjedhje shumë e mirë e kryetarit dhe e partisë dhe e shpresoj shumë këtë gjë. Më vjen keq ta them, jo se dua ta them, jo se merret me politikë, jo se ai që drejton Tiranën sot është ai që drejton edhe PD, por 4 vitet e fundit Tiranës nuk i kanë sjellë asnjëgjë.
Mustafa Nano: Kandidati i PS, në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do ta ketë emrin Mimi Kodheli po thoni?
Mimi Kodheli:Jo