Kodheli: Njerëz të pazotë, po pengojnë reformën

Optimiste është shfaqur Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lidhur me miratimin që pritet sot për Reformën në Drejtësi. Në një prononcim për mediat jashtë kuvendit, znj.Koledhi  është shprehur se reforma në drejtësi do të realizohet.

Më tej ajo i ka bërë thirrje klasës politike, që të përmbushë përgjegjësitë që ka.

Ministrja ka shtuar se: “Kemi një ngarkesë të madhe, një përgjegjësi të madhe dhe do ta përfundojmë këtë proces. Jam besimplotë se do t’ia dalim. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më shumë se sa kaq”, ka thënë Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka theksuar se, optimizmi i saj vjen nga morali mbi të cilin mazhoranca ka ngritur këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Flas këtu për moralin e PS dhe qeverisë. Që në fillim jemi përpjekur të bëjmë më të mirën. Po kujtoj këtu apostulatin e Shekspirit: “Nuk ka gjëra të pamundura, ka vetëm njerëz të pazotë”. Ne nuk jemi të pazotë, ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë Kodheli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?