Kodheli: Të forcohet disiplina ushtarake dhe rendi ushtarak
E pranishme në mbledhje ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila bëri edhe prezantimin e projektligjit.
Ajo tha se nëpërmjet këtij projektligji, synohet disiplinimi sa më i mirë i Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.
Projektligji ka për qëllim forcimin e disiplinës ushtarake, të rendit ushtarak dhe të autoritetit të komandimit me qëllim kontrollin sa më të mirë të Forcave të Armatosura për të siguruar përmbushjen më së miri të misionit të saj kushtetuese.
Pas përfundimit të prezantimin, deputetët e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike votoi me pro projektligjit në parim.