Kodi i ri Penal, Berisha: Dyfishon dhunën ligjore mbi qytetarët dhe amniston zyrtarët abuzivë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra për draftin e Kodit të ri Penal në një konferencë për mediat ditën e sotme. Berisha e cilësoi si “narkokod” dhe “produkt të shpellave të mafies”.

Kur thashë se ky kod ka dalë nga shpellat e mafies, pati njerëz që u habitën. Por tani që Prokurori i Përgjithshëm e konfirmon se nuk është pyetur fare, kuptohet qartë se çfarë përfaqëson ky kod: dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”, deklaroi Berisha.

“Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund të mos hartonte narkokodin.
Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për kodin Rama-Ulsiu.
Pra, kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi.
Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët.
Burg për parkime, burg për faturat e dritave, burg për faturat e ujit, burg për ndërtimin në tokën tënde, në truallin tënd.
Pra, dhe përgjysmim i dënimeve për zyrtarët abuzivë.
Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë”, shtoi më tej Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?