Kodi penal, Berisha: Narkoparlamenti shtoi 10 vepra burgu, në qeli duhet të jetë Rama
Kuvendi miratoi dje ndryshimet në Kodin Penal për ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj personave që shkelin masat në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, siç është pandemia e Covid 19.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Rtv Ora e cilësoi një nga ditët më staliniste, ku sipas tij narkoparlamenti me një akt të papërgjegjshëm shtoi 10 vepra burgu.
Sipas tij, Rama po mundohet t’i ikë përgjegjësive të tij, ku vetë ai duhet të ishte në burg për mosmarrjen e asnjë mase për 3 muaj rresht.
“Sot (dje) në një nga ditët më staliniste narkoparlamenti i narkoshtetit ka shtuar 10 vepra burgu në aktin më të papërgjegjshëm të tij. Në një kohë kur nuk ka asgjë tu ofrojë realisht qytetarëve, Edvin Kristaq Rama ka përzgjedhur terrorin dhe vetëm terrorin. Mendon se me terror do të mund ti shpëtojë përgjegjësuisë së tij të tmerrshme. Nëse sot ka njeri që duhet të jetë në burg është ai që për tre muaj rresht nuk mori asnjë masë, përkundrazi u tha shqiptarëve se nuk është asgjë kjo”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.