“Kodra e Gjelbër” në fshatin Roshnik, Rama: Ushqimi në këtë fermë ka një shije unike

“Ushqimi në fermën “Kodra e Gjelbër” ka një shije unike”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama, për këtë investim familjar me kursime emigrimi, që sipas Ramës, me ndihmën e AZHBR do të zgjerohet më tej duke ofruar për turistët shërbimin e akomodimit. “Kodra e Gjelbër” ndodhet në fshatin Roshnik të Beratit.

Postimi i plotë

Nëse shkoni në Berat nuk duhet të lini pa vizituar agroturizëm “Kodra e Gjelbër”, vendosur në fshatin Roshnik vetëm 5 km larg qytetit.

Me një natyrë mbreslënëse për tu vizituar, dhe me moton nga “toka në tavolinë”, ushqimi në këtë fermë ka një shije unike që do t’u bëjë të ktheheni sërish.

Një investim familjar me kursime emigrimi, që me ndihmën e AZHBR do të zgjerohet edhe më tej duke ofruar për turistët shërbimin e akomodimit.

SHKARKO APP