”Koha për lista të hapura”, Basha: Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partiake dhe interesat personale

Lulzim Basha sot ishte aktiv në seancën plenare në Parlament që u mbajt në normalitet pas 5 muajve kaos. Gjatë fjalës së mbajtur, Basha bën thirrje nisur edhe nga pakti PS-Rithemelim, që të hiqet dorë nga axhendat e ngushta partiake dhe interesat personale. ”Jeni pro votimit dhe numërimit elektronik, apo kundër tij? Jeni për Shqipërinë një zonë zgjedhore, apo kundër saj? Pse keni frikë të shpreheni para qytetarëve?”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Çdokush që shqetësohet për fatin e demokracisë dhe të zgjedhjeve, kërkon Reformë Zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët. Thirrja ime është të hiqni dorë nga axhendat e ngushta partiake dhe interesat personale. Ua keni borxh shqiptarëve!

Ndaj, pyetja ime është në jeni pro listave të hapura, apo kundër listave të hapura?! Jeni pro votës së diasporës, apo kundër votës së diasporës?

Jeni pro votimit dhe numërimit elektronik, apo kundër tij? Jeni për Shqipërinë një zonë zgjedhore, apo kundër saj? Pse keni frikë të shpreheni para qytetarëve?

SHKARKO APP