Akuzë e rëndë e Kokëdhimës: E njoh Ramën, është i çmendur. Ai ka idhull Eskobarin
I ftuar në Ora News, ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë akuzash ndaj shefit të qeverisë.
Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ketë kurrë mundësinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor Kokëdhima ka qenë i prerë. Ish-miku i kryeministrit Rama, ish-deputeti Kokëdhima ka lëshuar akuzën më të rëndë ndaj tij. E ka quajtur kryeministrin të çmendur.
“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.
Më tej Kokëdhima shtoi: “Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.
Pas kësaj deklarate të padëgjuar, ka reaguar mënjëherë PS-ja, e cila ka thënë se nëse ka të çmendur, ai mbetet ish-deputeti.