Kokëdhima fiton sondazhin për pasuesin e Ramës në PS
Politikë E Diel, 9 Maj 2021 13:01
Portali “Syri.net” ka mbyllur votimin online, ky pyeste se kë do zgjidhnin socialistët si pasues të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, ndërmjet politikanit Koço Kokëdhima, ish-kryeministrit Pandeli Majko, kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrit e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Fitues i këtij sondazhi doli Kokëdhima me 60 për qind të votave, ndërsa të tjerët ndanë 40% të votave. Politikani Koço Kokëdhima ka udhëhequr gjatë gjithë kohës votimin online, ku mori 631 vota. Pas Kokëdhimës vjen Pandeli Majko me 260 vota.
I treti renditet kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj dhe në fund ministri Tahiri, përkatësisht me 219 dhe 50 vota. Ky sondazh është ndjekur me shumë interes, madje ka patur edhe komente të shumta që kanë dhënë mbështetjen për politikanin Kokëdhima.
“Shqipëria ka nevojë për njerëz tolerantë. Ai është Koço Kokëdhima”, ka shtuar një komentues.
“Vetëm like për socialistin e vërtetë, Koço Kokëdhima”, shkruan një komentues. Një tjetër shprehet: “Vota ime për pashain. Jam me ty Koço Kokëdhima”. Shekulli.com.al
KOHA JONË SONDAZH