FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima: Haradinajt i dha pafajësinë Haga, nuk mund ta ndalojë Franca

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka reaguar sot për ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një koment në Facebook, Kokëdhima shprehet se ndalimi i Haradinajt është i paligjshëm.

“Ashtu si në rastin e ndalimit të tij nga autoritetet sllovene, pesë vite më parë, unë besoj se drejtësia franceze do të vendosë sot lirimin e z.Haradinaj, si një gjest politik që vërteton mbështetjen e vendeve të BE-së për perspektivën europiane të Kosovës dhe nderon sakrificat e shumta të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur”,- shkruan Kokëdhima.

Shënimi i plotë i z. Kokëdhima në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lirimi i Haradinajt, nderim për sakrificat e Kosovës

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, është një akt i papranueshëm që jo vetëm cenon lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë, por edhe njollos luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së e të popullit të Kosovës kundër zgjedhës serbe.

Ndalimi i z. Haradinaj është i paligjshëm pasi ai u shpall dy herë i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, ku ai u dorëzua vullnetarisht për t’u përballur me akuzat e montuara të autoriteteve serbe.

Ashtu si në rastin e ndalimit të tij nga autoritetet sllovene, pesë vite më parë, unë besoj se drejtësia franceze do të vendosë sot lirimin e z.Haradinaj, si një gjest politik që vërteton mbështetjen e vendeve të BE-së për perspektivën europiane të Kosovës dhe nderon sakrificat e shumta të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?