Kokëdhima i thotë Jo Ramës: Nuk kam ndërmend të pleqëroj në Vuno

Edi Rama mori një refuzim të thatë nga njeriu që kishte përzgjedhur për të kaluar pleqërinë e tij. Koço Kokëdhima i tha Jo publikisht propozimit që iu bë edhe ai publikisht nga fshatrat e Jugut, për të kaluar bashkë me Edi Ramën ditët e fundit të jetës.

Dhe si për t’ia bërë më të prekshme vetminë që e pret ish mikun e tij, Kokëdhima ishte sot në Dhërmi dhe nuk takoi fare kryeministrin.

Në Edicionin Veror të ABCNews, Kokëdhima u pyet nga gazetari Eni Shehu për propozimin që i bëri disa muaj më parë Edi Rama, për të pleqëruar bashkë në Vuno. Dhe duke parë afrimin e tij me Ilir Metën, për Koço Kokëdhimën duket se shtohen alternativat e pleqërimit, qoftë edhe në Gjirin e Lalëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për këtë punën e pleqërimit unë them se nuk do pleqëroj as në Vuno as në Lalëz, nuk kam ndërmend madje të pleqëroj por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës.” tha Kokëdhima duke konfirmuar se Edi Ramën nuk e ka takuar këtë verë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhënia shoqërore mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës mori fund kur Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë mandatin deputetit të Vlorës. Sidoqoftë gjatë intervistës Kokëdhima u duk i sigurte se do të rikandidonte sërish për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Lapsi.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?