Kokëdhima: Kam 10 mbështetës në Asamble

Koço Kokëdhima tha në ABC News se ka 10 bashkëpunëtorë që do të përcjellin mesazhet e tij për reformën e PS në asamble. Bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Rama deri në Maj, foli me tezat e opozitës në emër të popullit të varfër  dhe një politike që nuk është në funksion të një grushti njerëzish.

Iu hoq vizë në Asamble e funksione partie Koço Kokëdhimës, i cili deri para pak muajsh identifikohej me bashkëpunëtorin më të ngushtë të kryeministrit Rama, dhe rikthehen të ashtuquajturat “xhaketa të vjetra”, të kohës kur kryetar partie ishte Fatos Nano.

Anetaret e “rinj” te asamblese: Ethem Ruka ; Luan Hajdaraga ; Ilri zela ; Bukurosh Stafa; Mezan Malaj ; Mark Nikolli. “Postet nuk janë gjë e rëndësishme për mua. Unë nuk dëgjohem se jam me funskion, dëgjohem se kam personalitet dhe qëndrime”, thotë Koço Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koço Kokëdhima tha në ABC News se numëron 10 bashkëpunëtorë që do të përçojnë gjithësesi në asamble mesazhet e tij për reformimin e partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam dhjetë anëtarë të Asamblesë, aktivë të plotë që përgatisin aktivitete, qëndrime, dokumenta, të cilët do ngrihen atje, do bëjnë fjalime për gjithë çeshtjet, ashtu siç do t’i ngremë dhe në forume tjera”

Sipas tij Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës nuk ia doli të shkëputej nga e shkuara.

“Në vend të bizantizmit duhet të ketë kulturë gare, slidariteti, ku përformuesit garojnë, vlerësohen, çmohen”.

Qëndron brenda partisë, por ashtu si Blushi, deri diku dhe si Meta identifikohen me mesazhet e kryeopozitarit Basha në emër të popullit dhe kundër një politike që punon vetëm për një grusht njerëzish.

“Te rinjtë mendojnë të ikin. Shumcia e popullsisë, mezi mban frymën gjallë. Shumcia e njerëzve janë nën kërcënimin që u vjen nga pamundësia ekonomike. Të vjetrit të trishtuar dhe pashprese, të lopdhur, e kanë lëshuar luftën. Ka një papunësi vrastare.  Të lumturit janë një grusht poltikanësh dhe biznesesh të lidhura me ta”.

Është i akuzuar për punësimet si koordinator për jugun, por ja çfarë konsatimi ka tani.

“Njerëzit ndihen si skllevër qër duhet të blejnë vendet e punës”.

Por çfarë ndryshoi dhe kur? Gjithçka u pre sapo Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, duke u ndërprerë dhe projekti i tij për reformimin e PS-së.

“Këtë kam bërë në PS me besimin se kishte vullnet, po vullneti iku në maj 2016, sapo ra mandati im. U zhbënë edhe institucionet e reformës në PS”.

Partitë sipas tij janë shndrruar në banda politike

“Vetëm e manipulojnë popullin. Partia e udhëheqjes është e lumtur, ajo e njerëzve të thjeshtë e palumtur. Ashtu është edhe në PD”.

Reagimi popullor, ligji i fortë për partitë, si dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë përmes paraprakeve në parti do të  ndryshonte sitatën, thotë ai.

“Jam gati për çdo kompromis me këdo, që të bëjmë vepra për njerëzit. Nuk jam për histori të tjera. Nuk jam djali i mirë i lagjes”, deklaroi Kokëdhima, në studion e  Info 360 Gradë në ABC News.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?