Kokëdhima në mbrojtje të Kushtetutës dhe Sovranitetit
Gazeta “Shekulli” e Kokëdhimes ka botuar sot nje speciale se si duhet ruajtur sovraniteti dhe Kushtetuta e vendit nga arnimet qe po synohet nga te huajt.
Ndryshimet në kushtetutë”, si po shkelet sovraniteti i vendit
Gazeta “Shekulli” po boton sot të plotë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili u bë publik, duke u hedhur në faqen online të Kuvendit më 17 qershorin e kaluar.
Ky është dokumenti për të cilin nuk po merren vesh palët dhe ky është dokumenti që do të votohet, nëse do të shkohet deri aty, në seancën plenare të ditës së enjte, 21 korrik.
“Shekulli” po e boton të plotë këtë dokument të rëndësishëm që përmbys Kushtetutën e Shqipërisë, e cila është ndryshuar për herë të fundit në prill 2008, sipas një marrëveshjeje mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD.
Ky është dokumenti përfundimtar me të cilin krenohet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, i formuar me Vendimin Nr. 96/2014, datë 27 nëntor 2014 të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas juristëve, paligjshmëria nis që këtu, sepse përmbysja e kushtetutës bëhet prej një komisioni që nuk ka kompetenca të tilla, sipas vendimit të mësipërm: “Objekt i veprimtarisë së tij nuk është reforma kushtetuese, por vetëm reforma në sistemin e drejtësisë dhe “propozimi i një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë (institucionet) kushtetuese…”.). Objekt i punës së tij duhej të ishte rishikimi i ligjit, p.sh. për Gjykatën Kushtetuese e institucioneve të tjera kushtetuese.
Pika më e nxehtë në këtë debat mbi kushtetutën është roli i të huajve dhe se si prania e tyre do të ishte çelësi magjik kundër korrupsionit. Por ai ndalohet me ligj dhe jo me ndonjë mision ndërkombëtar dhe nëse do të ishte e domosdoshme, ardhja e misionit ndërkombëtar, kompetencat dhe afati i qëndrimit duhet të rregulloheshin vetëm me marrëveshje ndërkombëtare, dhe jo me kushtetutë, duke e ndryshuar atë, siç po bëhet.
Reforma në drejtësi parashikon se në Shqipëri do të vendoset një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi, i udhëhequr nga Komisioni Evropian së bashku me partnerët, për të mbështetur procesin e rivlerësimit (të gjyqësorit, në kuadrin e integrimit Europian dhe të bashkëpunimit Euro-Atlantik. Afati i operimit është i pacaktuar. Misioni ndërkombëtar do të funksionojë në Shqipëri deri në vitin 2027. Por sipas juristëve, vendosja në Shqipëri e një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit nuk mund të rregullohet me anë të Kushtetutës, por vetëm sipas normave të së drejtës ndërkombëtare, nëpërmjet një marrëveshjeje ose Traktati dypalësh ose shumëpalësh midis Republikës së Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe shteteve të tjera.
Sipas juristit Agron Alibali, që e ka trajtuar disa herë këtë çështje, ndryshimet e propozuara cenojnë parimet kushtetuese të sovranitetit të popullit dhe të pavarësisë së shtetit (përkatësisht Neni 2 dhe 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe në vend që të ushtrohet drejtpërdrejt nga populli edhe në funksion të spastrimit të gjyqësorit, sovraniteti i dorëzohet me pjatë argjendi “vëzhguesve ndërkombëtarë”, duke cënuar rëndë madje edhe pavarësinë e shtetit, që përbën “themelin” e paprekshëm kushtetues të shtetit bashkëkohor shqiptar. “Në emër të luftës kundër korrupsionit në gjyqësor e prokurori, shqiptarët përgatiten të pranojnë mbi zverkun e tyre disa “pashallarë modernë” të rinj, të ndryshëm në formë, por të krahasueshëm në përmbajtje me “pashallarët otomanë” të Shekullit XIX, apo “pashallarët e kuq” të Shekullit XX”-është shprehur Alibali.
Projekt 14.06.2016
PROJEKTLIGJ
Nr._ / /2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në Preambulën e Kushtetutës, pas fjalëve “me bindjen e thellë se” shtohen fjalët “vlerat evropiane”.
Neni 2
Në nenin 2, pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi i katërt me përmbajtje si vijon:
“4. Republika e Shqipërisë, me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, i delegon organeve të tij kompetenca sipas detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi, në bazë të një ligji të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”
Neni 31 Neni 12, paragrafi 3, ndryshohet si vijon:
“3. Forcat e huaja ushtarake mund të vendosen ose të kalojnë në territorin shqiptar, si dhe forcat ushtarake shqiptare mund të dërgohen jashtë vendit, sipas procedurës së parashikuar me ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar.”
Neni 4 Neni 18, paragrafi 2, ndryshohet si vijon:
“2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore.
Neni 5 Neni 39, paragrafi 2, ndryshohet si vijon:
“2. Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, dhe vetëm
- U ra dakord në nivel politik të mos përfshihet ndryshimi i nenit 3 që ndryshon nenin 6/1.
me vendim gjyqësor, si dhe në rastet e parashikuara në legjislacionin e Bashkimit Evropian.”2
Neni 6 Neni 43 ndryshohet si vijon:
“Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.”3
Neni 7
Në nenin 54 shtohet paragrafi 4 me përmbajtje si vijon
“4. Interesi më i lartë i fëmijës ka përparësi në të gjitha çështjet që lidhen me të.”
Neni 8
Në nenin 64 shtohet paragrafi 4 me përmbajtje si vijon:
“4. Shtetasit shqiptarë, me anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kanë të drejtë të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, sipas procedurës së parashikuar në ligj.”
Neni 9 Në nenin 73, paragrafi 3 ndryshohet si vijon:
“3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme4 njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.”
- Nëse hiqet shprehja “si dhe kur parashikohet në legjislacionin e Bashkimit Evropian”, me arsyetimin se marrëveshja ndërkombëtare e përfshin edhe këtë rast, atëherë dispozita mbetet në formulimin siç është aktualisht në Kushtetutë.
- Neni është ndarë në dy paragrafë për të parashikuar përjashtimin nga rregulli dhe në paragrafin 2 është bërë referimi tek neni 17 i Kushtetutës.
- Ndryshimi i vendeve nga “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ose Prokurori i Përgjithshëm në “Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.
Neni 10
Pas nenit 80 shtohet neni 80/a me përmbajtje si vijon: “Neni 80/a
- Këshilli i Ministrave i raporton Kuvendit për aktet e hartuara në kuadër të pjesëmarrjes së Republikës së Shqipërisë në institucionet e Bashkimit Evropian.
- Kuvendi mund të nxjerrë rezoluta që shërbejnë si bazë për veprimet e Këshillit të
Ministrave në institucionet e Bashkimit Evropian.”
Neni 11
Në nenin 109, në pikën 3, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me përmbajtje si vijon:
“E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, me anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u njihet edhe shtetasve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara në ligj.”5
Neni 12
Në nenin 122, shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon:
“3. E drejta e Bashkimit Evropian që zbatohet drejtpërsëdrejti ka epërsi mbi të drejtën e brendshme të Republikës së Shqipërisë.”
Neni 13 Neni 124 ndryshohet si vijon:
“Neni 124
- Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutë
- Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutë
- Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë, të cilin e administron në mënyrë të pav
- Në vend të “Kodit Zgjedhor” është bërë “me ligj”.
Neni 14
Neni 125 ndryshon si vijon: “Neni 125
- Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit.6
- Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari7 në listë konsiderohet i emëruar.
- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.8
- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.
- Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.9
- Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.10 11
- Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij, me përjashtim të rasteve të parashikuar në nenin 127, paragrafi 1, nënparagrafët c), ç), d) dhe dh)
- U propozua të kalojë në ligj “Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese garanton standardet e kandidimit të hapur, konkurimit të ndershëm, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikua” Gjithashtu, renditja nga KED do të jetë e vlefshme për të gjitha organet e emërtesës, referuar opinionit përfundimtar të KV.
- Fjala “më lart” është zëvendësuar “i pari”.
- Paragrafi 3 është ndarë në 2 paragrafe për të dalluar kohëzgjatjen e mandatit me kriteret dhe kushtet e zgjed
- Kriteri ndalues per mospasjen e nje denimi penal perfshihet nga neni 6/1 i Kushtetutës. U sugjerua te hiqet nga te gjitha nenet q lidhen me funksionaret ne sistemin e drejtesis
- Riformuluar në vend të “procesi i përzgjedhjes së anëtarëve” në “Përbërja e GJK”.
- Zgjedhja e kryetarit do të kalojë në ligj
Neni 15
Neni 126 ndryshohet si vijon: “Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes personal ose me keqbesim.”12
Neni 16 Neni 127 ndryshohet si vijon:
“Neni 127
- Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron në rastet e mëposhtme:
- mbush moshën 70 vjeç;
- përfundon mandatin 9 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës;
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.13
- Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetu
- Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi i emërtesës14 emëron një gjyqtar
të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.”
Neni 17 Neni 128 ndryshohet si vijon:
“Neni 128
- Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligji
- Togfjalëshi “vendimi të paligjshëm si pasojë e një sjellje kriminale, interesi personal ose keqdashje” është bërë “ka vepruar për një interes personal ose me keqbesim”.
- Kushti i perfundimit të mandatit “në zbatim të procedurave të parashikuara në nenin 179/b” eshte hequr tek te gjitha rastet, pasi referimi tek dispozitat tranzitore, të cilat janë të përkohshme dhe pas disa vitesh do bien dhe ato edhe aneksi, nuk eshte me ven
- Korrigjim teknik që lidhet me faktin se organi i emërtetër nuk është tek 179/1 por tek 125, pra ku flitet për herë të parë për emërimi
- Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese,15e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
- konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
- dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;
- fillon procedimi disiplinor, sipas ligji”16
Neni 18 Neni 130 ndryshohet si vijon:
“Neni 130
Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit.”17
Neni 19
Në nenin 131, ndryshohet nënparagrafi “f”, si vijon:
“f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor18 që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.”
- U kalua në ligj, pjesa e fjalisë “pa pjesëmarrjen e gjyqtarit subjekt i procedurës disiplinore”.
- Eshte shtuar këtu pezullimi i gjyqtarit kur fillon procedimi disiplin Kushtetuta aktuale nuk ka rregullim per pezullimin e gjyqtarit kushtetues. Pezullimi eshte parashikuar vetem ne ligjin per GJK. Parashikimi ne kushtetute i pezullimit eshte zgjedhja me e mire.
17U sugjerua heqja e termit “artistik”, si dhe fjalia “Kohëzgjatja e veprimtarisë profesionale të lejueshme, si dhe masa e shpërblimit parashikohen me ligj. Ushtrimit i funksionit të gjyqtarit nuk pajtohet me qenien
anëtar në një parti politike apo pjesëmarrjen në aktivitete publike të organizuara nga një parti politike,
si dhe me veprimtari të tjera të papajtueshme me detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.”Ndalimi i veprimtarisë politike është parashikuar shprehimisht në fjalinë e parë. Riformulimi në funksion të gjuhës më të thjeshtë.
- U sugjerua riformulimi.
Neni 20
Në nenin 131, pas paragrafit 1, shtohet paragrafi 2 me përmbajtje si vijon:
“2. Gjykata Kushtetuese, në rastin kur vihet në lëvizje për shqyrtimin e një ligji të miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës, sipas Nenit 177, kontrollon vetëm respektimin e procedurës së parashikuar nga Kushtetuta.”19
Neni 21 Neni 132 ndryshohet si vijon:
“Neni 132
- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zy Gjykata Kushtetuese mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër.20
- Mendimi i pakicës publikohet bashkë me vendimin përfundimtar.”
Neni 22 Neni 133, pika 2, ndryshohet si vijon:
“2. Gjykata Kushtetuese merr vendim përfundimtar me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.”21
Neni 23 Neni 134 ndryshon si viojn:
“Neni 134
- Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:
- Presidentit të Republikës;
- Është riformuluar nga formë mohuese në pohuese, pra çfarë i lejohet GJK jo çfarë i ndaloh Është në përputhje me vetë formulimin e nenit 131.
- Fjalia: “Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese mund të urdhërojë pezullimin e zbatimit të aktit të
shfuqizuar prej saj ndaj kërkuesit në çështjen gjyqësore deri në kohën kur vendimi fillon efektet.”kalon në ligj, meqë lidhet me efektet e vendimeve të GJK.
21U sugjerua shtimi i kësaj fjalie për të parashikuar në ligj zgjidhjen në rastet kur GJK nuk merr dot vendim për shkak të mosformimit të shumicës.
- Kryeministrit;
- jo më pak se një të pestës së deputetëve; ç) Avokatit të Popullit;
- Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
- dh) çdo gjykate, sipas Nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;
- çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta;
ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- organeve të qeverisjes vendore;
- organeve të bashkësive fetare; gj) partive politike;
- organizatave;
- individëve
- Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët d), dh), e), ë), f), g), gj), h), dhe i) të paragrafit 1 të këtij Neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.”
Neni 24 Neni 135 ndryshon si vijon:
“Neni 135
- Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me lig
- Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të
organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.22
- Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshm
- Gjyqtarët e gjykatave të posaçme që parashikohen në paragrafin 2 të këtij neni emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligji Gjyqtarët e gjykatave të posaçme shkarkohen nga detyra me dy të tretat e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme, si dhe familjarët e afërm të kandidatëve, para emërimit, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë
- Nuk përmenden “funksionarët e lartë” por renditen të gjithë funksionarët. Është shtrirë periudha kohore deri në vitin 1991 duke qenë se kjo dispozitë siç ishte në fillim krijoi keqkuptime për ndjekjen penale vetëm të funksionarëve të 3 viteve të fundit
dhe të figurës, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve personale, sipas ligjit.” 23
Neni 25 Neni 136 ndryshohet si vijon:
“Neni 136
- Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërim
- Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit
të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit. Dekreti i Presidentit të Republikës për mosemërimin e kandidatit humbet efektin kur shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor votojnë kundër dekretit. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati konsiderohet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesio Një e pesta e gjyqtarëve në këto Gjykata mund të përzgjidhet mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, juristë të nivelit të lartë në administratën publike ose në fusha të tjera të së drejtës.24 Kandidatët që përzgjidhen nga radhët e juristëve duhet të kenë gradë shkencore në drejtësi.25
- Kandidati jo gjyqtar nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10 vjetëve të fundit para kandidim Kritere të tjera dhe procedura e përzgjedhjes së gjyqtarit, parashikohen me ligj.26
- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, përveç rasteve të parashikuara në nenin 139 paragrafi 3, nën paragrafët b), c), ç) dhe d).”
- Është riformuluar duke thjeshtuar gjuhën por jo duke prekur përmbajtjen.
- është propozuar ulja e përqindjes në 10% për anëtarët jogjyqtarë.
- Vjetërsia prej 13 vjetësh rrit mundësinë për emërimin e gjyqtarëve nga radhët e atyre që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.
- U shkri pg.3 dhe U hoq fjalia per ndalimin e denimit penal, si te GJK.
Neni 26
Pas nenit 136, shtohet neni 136/a me përmbajtje si vijon: “Neni 136/a
- Gjyqtarë mund të jenë shtetasit shqiptarë që emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit.27
- Kritere të tjera për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve parashikohen me lig”28
Neni 27 Neni 137 ndryshohet si vijon:
“Neni 137
Gjyqtari gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tij, përveç rasteve të dhënies qëllimisht të një vendimi si pasojë e një interesi personal ose keqbesimi.”29
Neni 2830 Neni 138 ndryshohet si vijon:
“Neni 138
Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarit nuk mund të ulen përveç rasteve kur:
- nevojitet marrja e masave të përgjithshme ekonomiko-financiare për të shmangur situata të vështira financiare të vendit ose emergjenca të tjera kombëtare;
- gjyqtari kthehet në detyrën që mbante para emërimit;
- i jepet një masë disiplinore ose vlerësohet i pamjaftueshëm profesionalisht, sipas ligji”31
- Sugjerim per te kaluar ne li “Kandidatët përzgjidhen sipas një procedure transparente dhe publike që siguron emërimin e kandidatëve më të kualifikuar dhe me integritet moral dhe etik.”
- U nda ne dy paragraf
- E njëjta si tek GJK. Riformulim për të përshtatur me gjuhën juridike të kushtetutës.
- Neni 137/a për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve shkrihet me nenin 140 me përgjegjësinë e GJL për të mos përsëritur nenet.
- Sugjerohet riformulimi, duke hequr “profesional dhe etik nën mesataren”, pasi kriteret dhe shkaqet e vlerësimit i parashikon ligji. Shkrire germa c) me germen ç).
Neni 29 Neni 139 ndryshon me përmbajtje si vijon: “Neni 139
- Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron në rastet e mëposhtme:
- mbush moshën e pensionit;
- përfundon mandatin 9 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas parashikimeve të Nenit 140 të Kushtetutës;
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
- Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë.
- Procedura për emërimin e gjyqtarit në një gjykatë tjetër pas përfundimit të mandatit
rregullohet me ligj.”
Neni 30 Nenit 140 ndryshohet si vijon:
“Neni 140
- Gjyqtari mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligji
- Gjyqtari shkarkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kur:
- kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës;
- është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Gjyqtari pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor kur:
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje;
- kur fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.
- Kundër vendimit të shkarkimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese.”32
- U shtua, pasi nuk ishte parashikuar në variantin e 4 majit 2016.
Neni 31
Neni 141 ndryshohet si vijon: “Neni 141
- Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit.”33
- Për ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë tërheq për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara gjyqësore të vendosura nga kolegjet, sipas ligji”
Neni 32 Neni 143 ndryshohet si vijon:
“Neni 143
“Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike ose shtetërore, si dhe veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik, shkencor, si dhe delegimit pranë institucioneve të sistemit të drejtësisë, sipas ligjit.” 34
Neni 33
Neni 144 shfuqizohet.
Neni 34 Neni 147 ndryshohet si vijon:
”Neni 147
- Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
- Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.
- Anëtari gjyqtar përzgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me integritet të lartë moral dhe profesional, sipas një procedure transparente dhe publike që siguron një përfaqësim të drejtë të të gjitha niveleve të gjyqësori Anëtari jo gjyqtar përzgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me moral dhe
- Sugjerohet korigjim teknik në vend “dhe siguron” bëhet “per te siguruar”.
- Edhe këtu njësoj si te papajtueshmëria për GJK, është hequr “artistik” është shtuar “politik”.
integritet të lartë profesional. Ai nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera dhe procedura për përzgjedhjen dhe renditjen e kandidatëve rregullohen me ligj.
- Anëtari jo gjyqtar zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi bazën e propozimeve nga radhët e avokatëve, një anëtar, nga radhët e noterëve, një anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, një anëtar, dhe nga shoqëria civile, një anëtar. Për çdo vend vakant organet propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pesë kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit.
- Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatës Kur në votimin e parë nuk arrihet shumica prej tre të pestave, Kuvendi voton përsëri brenda 7 ditëve. Në rast se shumica prej tre të pestash nuk arrihet as në votimin e dytë, kandidatët e renditur të parët për secilin grup konsiderohen të emëruar.35
- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, sipas ligjit.36
- Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për një periudhë prej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshm Në përfundim të mandatit, anëtarët gjyqtarë rikthehen në vendet e mëparshme të punës. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, ose të gjykatës së posaçme i pezullohet mandati si gjyqtar gjatë periudhës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.37 Anëtarët jo gjyqtarë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në sektorin publik, rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në detyra të barazvlefshme me to.”
Neni 35
Pas nenit 147 shtohet neni 147/a, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/a
- Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksionet e mëposhtme:
- emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve;38
- U hoq mundësia për të paraqitur një listë të re, e cila nuk pritet të sjellë kandidatë më të mirë se të parët dhe iu la një mundësi tjetër Kuvendit të arrijë shumicën. Propozim i pozitës dhe opozitës në komision ad h
- Sugjerim per te kaluar ne ligj “Në rast se kryetari nuk zgjidhet në mbledhjen e parë, anëtari më i vjetër në moshë nga radhët e gjyqësorit organizon zgjedhjen e kryetarit me short në mbledhjen e radhës, e cila zhvillohet e hapu Kryetari qëndron në detyrë deri në përfundim të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor”
- Sugjerohet ndryshim teknik. Anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të cilët janë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë nuk duhet t’u ndërpritet mandati, sepse ata zgjedhin të shërbejnë në këtë Këshill.
- U hoq shprehja “duke përfshirë gjyqtarët e gjykatave të posaçme, përveç kur parashikohet ndryshe në Nenin 179/ Kjo kompetencë nuk ushtrohet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese” pasi gjyqtarët e
- vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve;
- i propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, sipas ligjit;
ç) miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre;
- drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave;
- dh) propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të gjykatave;
- informon publikun dhe Kuvendin për gjendjen e sistemit gjyqësor; ë) ushtron funksione të tjera të caktuara me lig
- Ligji mund të parashikojë krijimin e komisioneve vendimmarrëse pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.39
- Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor kur diskutohen çështje që lidhen me planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor.”40
Neni 36
Pas nenit 147/a shtohet neni 147/b, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/b
- Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbaron sipas rasteve të mëposhtme:
- mbush moshën e pensionit;
- përfundon mandatin 5 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas parashikimeve të Nenit 147/c të Kushtetutës;
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
- Mbarimi i mandatit të anëtarit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
- Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas Nenit 147, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larg
- Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, përveç rasteve të parashikuara në nënparagrafët c), ç), d) dhe dh) të paragrafit 1 të këtij nen”
gjykatave të posaçme janë gjyqtarë si të tjerët dhe nuk është e nevojshme të parashikohen, ndërsa GJK ka rregullim të posaçëm dhe parashikohen në kre më vete dhe nuk janë në varësinë e KLGJ. Kjo është bërë edhe në nënparagrafin b).
- Riformulim gjuhesor, nuk ka ndryshuar gje ne permbajtj
- Pika 3 u diskutua të kalojë në ligj, po nuk pati ndonjë qëndrim.
Neni 37
Pas nenit 147/b shtohet neni 147/c, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/c
- Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligji
- Ai shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese41kur:
- kryen shkelje të rënda profesionale ose etike;
- është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”
për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje;
- kur fillon procedimi disiplinor, sipas ligji”
Neni 38
Pas nenit 147/c shtohet neni 147/ç, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/ç
Qenia anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike ose shtetërore, si dhe veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të veprimtarisë mësimdhënëse, akademike dhe shkencore, sipas ligjit.
Neni 39
Pas nenit 147/ç shtohet neni 147/d, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/d
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor 42 ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve
- Jemi ne dijeni te faktit te faktit qe ky funksion nuk eshte ne perputhje me rolin original te Gjykates Kushtetuese per te sherbyer si organ disiplinor per anetaret e KLGJ, KLP, PP dhe I Si rregull, ne raste te tilla Gjykata Kushtetuese shqyrton vetem ankimin ndaj vendimeve te nje organi tjeter, i cili ka vendosur mbi themelin e ceshtjes. Kjo nenkupton qe vendimi per vendosjen e mases disiplinore merret nga nje organ tjeter, ndersa ankimi ndaj ketij vendimi shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Komisioni ad hoc mund te marre ne konsiderate nje rregullim alternative te rolit qe do te kete Gjykata Kushtetuese ne kete ceshtje.
- Është rishkruar për të qenë më e qartë gjuha.
të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.43
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.44
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesion Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të përzgjedhur dhe renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas një procedure transparente, publike dhe bazuar në merita. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave për asnjë prej kandidatëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës, kandidati i renditur i pari konsiderohet i emëruar.45
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.”46
- Procedura e vendimmarrjes nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rregullohet me lig Ankimet ndaj vendimeve lidhur me masat disiplinore ndaj inspektorëve të tjerë shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.”
Neni 40
Pas nenit 147/d shtohet neni 147/dh, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/dh
- Mandati i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbaron kur:
- mbush moshën e pensionit;
- përfundon mandatin 9 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 147/e të Kushtetutës;
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
- Mbarimi i mandatit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë deklarohet me vendim të mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të
- U sugjerua te kalohet ne ligj “Ndaj vendimeve të Inspektorit për mosfillimin dhe pushimin e hetimit mund të ushtrohet ankim, sipas rastit, në Këshillin e Lartë Gjyqësor ose në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sipas ligji”
- Kjo fjali ka qenë pjesë e pikës 1, është nxjerrë më vete për teknikë.
- Pika 2 është ndarë në dy pika pasi ishte e rënduar dhe përziheshin kriteret profesionale me kushtet e ndalimit dhe procedurën e emërimi
- Perderisa gezon te njejtin status si GJL, detajet për kthimin në vendin e mëparshëm të punës janë të panevojshme në kushtetutë, mund te parashikohet ne ligj pjesa “ Pas përfundimit të mandatit, nëse përpara emërimit në këtë detyrë punonte me kohë të plotë në sektorin publik, Inspektori rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose në pamundësi, në një detyrë të barazvlefshme me të.”
Prokurorisë.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë qëndron në detyrë deri në emërimin e Inspektorit të ri, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin 1, nënparagrafët c), ç), d), dhe dh).
- Pas përfundimit të mandatit, me kërkesë të tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kthehet në detyrën që mbante para emërimit ose në një detyrë të përafërt me të”.47
Neni 41
Pas nenit 147/dh shtohet neni 147/e, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/e
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligji
- Ai shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese kur:
- kryen shkelje të rënda profesionale ose etike;
- është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Pretendimet lidhur me shkeljet disiplinore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë hetohen nga një komision hetimor i Kuvendit, duke respektuar të drejtën e tij për proces të rregull Komisioni hetimor, në rast se konstaton shkelje sipas paragrafit 2 të këtij neni, i propozon Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sipas ligjit.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”
për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje;
- kur fillon procedimi disiplinor, sipas ligji”
Neni 42
Pas nenit 147/e shtohet neni 147/ë, me përmbajtje si vijon: “Neni 147/ë
Qenia Inspektor i Lartë i Drejtësisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike ose shtetërore, si dhe veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik ose shkencor, sipas ligjit.”
- U rivendos ky parashikim, i cili ishte hequr nga drafti qe i është dërguar KV dhe që ishte konsideruar si i pranueshëm.
Neni 4348
“Neni 148 ndryshohet si vijon:
- Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shte Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.
- Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligji
- Prokuroria është organizuar dhe funksionon pranë sistemit gjyqësor.49
- Prokuroria e posaçme dhe njësia e posaçme hetimore për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135, paragrafi 2, të Kushtetutës janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshë50 Njësia e posaçme hetimore është në varësi të Prokurorisë së Posaçme.”
Neni 44
Pas nenit 148 shtohet neni 148/a me përmbajtje si vijon: “Neni 148/a
- Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7 vjeçar dhe pa të drejtë riemër
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, dhe ia përcjell ata Kuvendit, sipas ligjit.51
- Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës52 ose me gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidim
- Nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet
- U sugjerua te ndiqet propozimi per ristrukturim te kesaj pjese duke vendosur fillimisht Prokurorin e Pergjithshem, prokuroret e tjere, prokurorine e posacme dhe me pas KLP.
- Këtu është vendosur vetëm roli dhe misioni kushtetues i prokurorisë.
- Në këtë nen, pasi është prezantuar juridiksioni i gjykatave të posaçme, pra veprat penale për të cilat do të ngrihet dhe hetojë kjo prokurori dhe njësia hetimore e posaçme togfjalëshi “të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale kundër funksionarëve të lartë” nuk është përsëritur në çdo rast për të mos ngarkuar dispozitën.
- Është hequr me qëllim parashikimin në ligj të shprehjes “sipas një procedure transparente dhe publike”. Fjalia “Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj” është zëvendësuar “sipas ligjit” për të lehtësuar dispozitën nga fjalët e tepë
- U sugjerua te mos vendoset kriter kushtetues pasi kufizon kandidatet, por nuk pati ndonje qendrim.
i emëruar.53
- Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit.”54
Neni 45
Pas nenit 148/a shtohet neni 148/b me përmbajtje si vijon: “Neni 148/b
Prokurori i Përgjithshëm ushtron këto kompetenca:
- Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet55 në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga prokuroria e posaçme;
- Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët, me përjashtim të prokurorëve të prokurorisë së posaçme;
- Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme. Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë së informacionit në prokurori rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave;
ç) Propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë, me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;
- Raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit; dh) Ushtron kompetenca të tjera të përcaktuara në lig”
Neni 46
Pas nenit 148/b shtohet neni 148/c me përmbajtje si vijon: “Neni 148/c
- Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron kur:
- mbush moshën e pensionit;
- përfundon mandatin 7 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas Nenit 149/c të Kushtetutës,
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e
- Fjalia e fundit e pikës 1 ka dalë pikë më vete dhe fjalia pasaardhëse.
- U rivendos ky parashikim, i cili ishte hequr nga drafti qe i është dërguar KV dhe që ishte konsideruar si i pranueshëm.
- Është zëvendësuar “akuza” me “çështje” sepse në GJK nuk përfaqësohet akuzë. Është hequr shprehja “sipas nenit 148/3 të Kushtetutës” si e panevojshme dhe lehtësuese për tekstin, pasi referenca është e qartë dhe e kuptueshm Kjo shprehje është hequr edhe tek pika b), c) dhe ç) për të njëjtën arsye.
funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
- Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.”
Neni 47
Pas nenit 148/c shtohet neni 148/ç me përmbajtje si vijon: “Neni 148/ç
- Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligji
- Kriteret e tjera për përzgjedhjen dhe emërimin e kandidatëve parashikohen me lig”56
Neni 48
Pas nenit 148/ç shtohet neni 148/d, me përmbajtje si vijon: “Neni 148/d
- Prokurori mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligji
- Prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur:
- kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës;
- është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Kundër vendimit të shkarkimit bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese.57
- Prokurori pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kur:
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje;
- fillon procedimi disiplinor, sipas ligji”
Neni 49
Pas nenit 148/d, shtohet neni 148/dh me përmbajtje si vijon: “Neni 148/dh
- Fjalia e fundit e pikës 3 të nenit 148, sipas draftit të 05.2016 është kaluar pikë më vete dhe gjithashtu fjalia “Kandidatët përzgjidhen sipas një procedure transparente dhe publike që siguron përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar dhe me integritet të lartë moral dhe profesional.” është hequr për t’u kaluar në ligj, pasi lehtëson dispozitën.
- Është shtuar parashikimi i drejtës ankimit ndaj vendimit të shkarkimit që nuk ka qenë ose ka qenë i parashikuar tek organi që bën shkarkimi
- Prokuroria e posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme të parashikuara në nenin 135/2 të Kushtetutës si dhe para Gjykatës së Lartë.
- Prokuroria e posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 vjet, pa të drejtë riemërim Kriteret e tjera për përzgjedhjen dhe procedurën transparente dhe të hapur të emërimit parashikohen me ligj.”
- Drejtuesi i prokurorisë së posaçme zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligji
- Prokurori i prokurorisë së posaçme shkarkohet për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një shkelje të rëndë disiplinore me dy të tretat e anëtarëve të Këshillit të Lartë Prokurorisë.
- Kandidati për prokuror, oficer i hetimit, personel administrativ i prokurorisë së posaçme, njësisë së posaçme hetimore, si dhe familjarët e afërm të tij, para emërimit, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës, japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve personale, sipas ligjit.”58
Neni 50 Neni 149 ndryshohet me përmbajtje si vijon: “Neni 149
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve jo prokurorë.
- Anëtarët prokurorë përzgjidhen nga radhët e prokurorëve me integritet të lartë moral dhe profesional, sipas një procedure transparente dhe publike që siguron një përfaqësim të drejtë të të gjitha niveleve të prokurorisë.59 Anëtarët jo prokurorë përzgjidhen nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesion Ata nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera dhe procedura për përzgjedhjen e kandidatëve parashikohen me ligj.
- Anëtarët jo prokurorë zgjidhen nga Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve mbi bazën e propozimeve nga radhët e avokatëve, një anëtar, nga radhët e noterëve,
- I njëjti formulim si te gjykata e posaçme, detajet janë kaluar në ligj për të lehtësuar dispozitën kushtetues
- Riformulim duke patur parasysh Opinionin Final të Komisionit të Venecias 824/2015 paragrafi 19; Hequr formulimi “Kriteret dhe procedura transparente dhe publike e përzgjedhjes dhe e renditjes së kandidatëve prokurorë parashikohet me ligj”.
një anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, një anëtar dhe nga shoqëria civile, një anëtar. Për çdo vend vakant organet propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pesë kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon ata Kuvendit.
- Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestave, brenda 7 ditëve Kuvendi voton sëri Në rast se kjo shumicë nuk arrihet as në votimin e dytë, kandidati i renditur i pari nga secili grup konsiderohet i emëruar.60
- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet nga radhët e anëtarëve jo prokurorë, sipas ligjit.61
- Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për një periudhë prej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshm Në përfundim të mandatit anëtarët prokurorë rikthehen në vendet e mëparshme të punës. Mandati i prokurorit të posaçëm pezullohet gjatë kohës që ushtron funksionin si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.62 Anëtari jo prokuror që përpara emërimit punonte me kohë të plotë në sektorin publik, rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose në pamundësi, në detyrë të përafërt me të.”
Neni 51
Pas nenit 149 shtohet neni 149/a, me përmbajtje si vijon: “Neni 149/a
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron këto përgjegjësi:
- emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve;63
- vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve;
- i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligjit; ç) miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre;
- propozon dhe administron buxhetin e tij;
- dh) informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e prokurorisë;
- I njëjti riformulim si tek KLGJ, i është lënë mundësia Kuvendit të votojë sërish duke shmanguar një listë të dytë.
- Fjalia “Në rast se kryetari nuk zgjidhet në mbledhjen e parë, anëtari më i vjetër nga radhët e prokurorisë organizon zgjedhjen e kryetarit me short në mbledhjen e radhës, e cila zhvillohet e hapu Kryetari qëndron në detyrë deri në përfundim të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.” u kalua në ligj për të lehtësuar gjuhën kushtetuese. E njëjtë si te KLGJ ose organet e tjera kolegjiale.
- U sugjerua i njejti rregullim si per anetaret e GJL dhe GJLA kur zgjidhen anetare te KLGJ, me qëllim që të mos humbasin mandatin gjatë kohës që janë anëtarë të KLP.
- Duke qenë se parashikohet “të gjithë prokurorët” u mendua që të mos jetë më shprehja “duke përfshirë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, përveç kur parashikohet ndryshe në Nenin 179/b” pasi përfshihe Gjithashtu, referenca tek neni 179/b siç u tha më lart është hequr në të gjitë tekstin pasi është dispozitë tranzitore dhe nuk qëndron. E njëjta për pikën b) të këtij paragrafi.
- ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.64
- Ligji mund të parashikojë krijimin e komisioneve vendimmarrëse pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Neni 52
Pas nenit 149/a shtohet neni 149/b, me përmbajtje si vijon: “Neni 149/b
- Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbaron kur:
- mbush moshën e pensionit;
- përfundon mandatin 5 vjeçar;
- jep dorëheqjen;
ç) shkarkohet sipas nenit 149/c të Kushtetutës;
- vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
- dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
- Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
- Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas Nenit 149, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larg
- Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, përveç rasteve të parashikuara në nënparagrafët c), ç), d) dhe dh) të paragrafit 1 të këtij nen”
Neni 53
Pas nenit 149/b shtohet neni 149/c, me përmbajtje si vijon: “Neni 149/c
- Pokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligji
- Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkarkohen nga Gjykata Kushtetuese, kur:
- kryen shkelje të rënda profesionale ose etike;
- është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krim
- Pokurori i Përgjithshëm dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
- Fjalia e dytë e pikës 2 ka dalë paragraf më vete pasi nuk ka lidhje me raportimin por me organizimin e brendshëm të KLP.
- ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
- ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje;
- fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit
Neni 54
Pas nenit 149/c shtohet neni 149/ç, me përmbajtje si vijon: “Neni 149/ç
Qenia Prokuror i Përgjithshëm, prokuror ose anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore ose politike, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik ose shkencor.
Neni 55
Pas nenit 149/ç shtohet neni 149/d, me përmbajtje si vijon: “Neni 149/d
- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore, profesionale dhe morale të kandidatëve jo gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme me përjashtim të rastit kur Kuvendi nuk arrin të emërojë kandidatin.
- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshm
- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga nëntë anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disipli Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis një dhe pesë dhjetorit të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.65 Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë deri në datën pesë dhjetor, Kryetari i
- Ju sjellim në vemendje se përbërja e propozuar e KED reflekton konsensusin e aktorëve politikë. Avantazhi është se ky propozim ofron një mundësi zgjedhjeje kandidatësh për anëtarësinë në këtë Disavantazhi qendron tek mundesia e larte per te zgjedhur me short kandidate me integritet te ulet professional qe diskreditojne kete institucion ne teresi. Paragrafi 5 i riformuluar eshte nje perpjekje per te ulur kete rrezik. Gjithesesi, ne rast se Komisioni ad hoc vendos per te pranuar propozimin e vjeter me perberje ex officio, kjo gje nuk do te sillte efekte per pjesen tjeter te projektit.
Kuvendit përzgjedh me short anëtarët përpara datës dhjetë dhjetor të atij viti kalendarit. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
- Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë krijon kushtet e punës për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
- Kritere të tjera të kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short parashikohen në lig Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rregullohet me ligj.”
Neni 56
Në nenin 161, pas paragrafit 2, shtohet paragrafi 3 me përmbajtje si vijon:
“3. Në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian për pranimin e monedhës evropiane, Banka e Shqipërisë transferon kompetenca në përputhje me parashikimet e kësaj marrëveshjeje.”
Neni 57 Neni 179 ndryshohet si vijon:
“Neni 179
- Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë veprimtarinë e tyre si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese sipas mandatit të mëparshëm.
- Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo rradhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
- Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025, dhe gjyqtari i ri që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 20 Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit.66
- Anëtarët e Gjykatës së Lartë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre sipas mandatit të mëparshëm. Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët, të cilëve u mbaron mandati, emërohen sipas dispozitave të këtij ligji.
- Këshilli i Lartë Gjyqësor krijohet brenda tetë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Tre anëtarë gjyqtarë dhe dy anëtarë jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor
- U sugjerua te shtohet per te garantuar berjen e rregullt te perteritjes, e cila mungon dhe krijon probleme në emërimin dhe përtëritjen e GJK. U propozua nga anëtarët e komisionit ad h emërohen fillimisht për një mandat tre vjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda tetë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Tre anëtarë prokurorë dhe dy anëtarë jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë emërohen fillimisht për një mandat tre vjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij org
- Gjatë mandatit të tyre nëntë vjeçar gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, sipas Nenit 179/b, kanë juridiksion disiplinor ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kolegji i Apelimit shqyrton ankimet ndaj vendime të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore përkatësisht ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.
- Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të emërtohen, funksionojnë dhe ushtrojnë kompetencat e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit, brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligji Transferimi i çështjeve do të bëhet në përputhje me ligjin. Gjyqtarët në detyrë pranë këtyre gjykatave do të transferohen në gjykata të tjera në rast se ata ose familjarët e tyre të afërt nuk japin pëlqimin për rishikimin periodik të llogarive të tyre financiare dhe telekomunikimeve personale. Prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme do të emërohen brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ligjit. Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, prokuroria për krimet e rënda do të pushojë së funksionuari. Transferimi i çështjeve në hetim dhe gjykim do të kryhet sipas ligjit.
- Ndryshimet në nenet 2 paragrafi 4, 39 paragrafi 2, 64 paragrafi 4, 80/a, 122 paragrafi 3, 161 paragrafi 3, hyjnë në fuqi pas miratimit të ligjit nga Kuvendi që ratifikon marrëveshjen e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Mënyra e funksionimit të inspektorateve ekzistuese gjatë periudhës kalimtare rregullohet me lig
- Gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës qëndrojnë në detyrë dhe janë subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar të kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas nenit 179/b dhe aneksit.67
- Presidenti i Republikës, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përzgjedh me short dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore ose administrative. Nëse Presidenti i Republikës nuk përzgjedh brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kryetari i Kuvendit përzgjedh me short
anëtarët brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Të zgjedhurit qëndrojnë në detyrë deri në datën 31 dhjetor të vitit kur hyn në fuqi ky ligj. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në procedurën e hedhjes së shortit si dhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen, pa vonesë, procesit të vlerësimit kalimtar të kualifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë sipas nenit 179/b.68
- Presidenti i Republikës vazhdon të qëndrojë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sipas nenit 136 të Kushtetutës. Presidenti plotëson vakancën e parë në Gjykatën Kushtetuese sipas paragrafit 2 të këtij neni dhe nenit 125 të Kushtetutës.
- Deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit sipas nenit 179/b do të zgjidhen me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit.”
Neni 58
Pas nenit 179/a shtohet neni 179/b me përmbajtje si vijon: “Neni 179/b
- Sistemi i rivlerësimit ngrihet me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucionet e këtij sistemi.
- Rivlerësimi do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt si dhe duke respektuar të drejtat themelore të subjektit të vlerësimit.
- Të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të gjithë prokurorët duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeinspektorin dhe inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë i nënshtrohen rivlerësimit ex officio.
- Të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative, ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme do të rivlerësohen ex officio. Procesit të rivlerësimit mund t’i nënshtrohen me kërkesë dhe nëse plotësojnë kriteret sipas ligjit edhe ish gjyqtarët, ish prokurorët, ish këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre v
- Rivlerësimi kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa ankimet e
- Të shihet mundësia që këta të vetohen para procesit ose kompetencat e tij të transferohen tek Kolegji i Apelit të vlerësimit me qëllim që të mos përfshihe gjyqtarë të korruptuar në KE
subjekteve të rivlerësimit ose të Komisionerit Publik shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese. Gjatë periudhës kalimtare 9 vjeçare Gjykata Kushtetuese do të funksionojë me dy Kolegje.
- Komisioni dhe Kolegji i Apelimit janë të pavarur dhe të paanshëm.
- Moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për mbarimin e menjëhershëm të ushtrimit të detyrës, krahas shkaqeve të parashikuara në Kushtetutë. Gjyqtarët dhe prokurorët përfshirë ata që janë deleguar në pozicione të tjera, ish gjyqtarë ose ish prokurorë të cilët kalojnë me sukses rivlerësimin, qëndrojnë në detyrë ose emërohen gjyqtarë e prokurorë. Subjektet e tjera, të cilët kalojnë me sukses rivlerësimin emërohen gjyqtarë ose prokurorë, sipas ligjit.
- Mandati i Komisionit dhe Komisionerit Publik është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit tyre, ndërsa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit është nëntë vje Pas shpërbërjes së Komisionit, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të prokurorëve shqyrtohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas ligjit. Pas shpërbërjes së Komisionerëve Publikë, kompetencat e tyre ushtrohen nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Ankimet ndaj vendimeve të Komisionit ende të papërfunduara do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
- Kuvendi vendos për shfuqizimin e këtij Aneksi pasi vendimi i fundit të ketë marrë formë të prerë si dhe mbi bazën e raportit të paraqitur nga Kryetari i Apelimit mbi gjendjen e çështjeve të papërfunduara, ose kur përfundon mandati i Kolegjit të Posaçëm të Kualifikim
- Procedurat dhe kriteret e rivlerësimit rregullohen sipas parashikimeve të Aneksit dhe ligji”69
Neni 59 Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
- Nuk është prekur thelbi vetëm është riformatuar neni.
Aneks
Rivlerësimi Kalimtar i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve 70
Neni A
Kufizimi i të drejtave të parashikuara nga Kushtetuta
- Me qëllim kryerjen e procesit të rivlerësimit, zbatimi i disa neneve të kësaj Kushtetute, veçanërisht i neneve që lidhen më të drejtën për respektimin e jetës private si dhe nenet 36 dhe 37, dispozitat që lidhen me barrën e provës, nenet 128, 131 shkronja f), 135, 138, 140, 145 paragrafi 1, 147/a paragrafi 1 shkronja b), 149/a paragrafi 1, shkronja b), kufizohen pjesërisht, sipas nenit 17 të Kushtetutës.
- Subjektet që kalojnë me sukses rivlerësimin sipas parashikimeve të këtij Aneksi i nënshtrohen sistemit të përhershëm të llogaridhënies, sipas rregullave të përgjithshme të parashikuara në Kushtetutë dhe në lig
Neni B
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit 71
- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Evropian.
- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëshguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrav Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda.
- Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:
- jep rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik;
- paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;
- u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. Në
- Bazuar në sugjerimin e Komisionit të Venecias (opinioni i ndërmjetëm të Komisionit të Venecias paragrafi 101) shumë parashikime janë hequr nga dispozitat kushtetuese dhe janë parashikuar në li
- Riformulim i dispozitës bazuar në Opinionin final të Komisionit të Venecias paragrafi 71 dhe 72, si dhe kërkesës së Komisionit të BE-së.
rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit.
ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
Neni C
Dispozita të përgjithshme për Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit
- Komisioni përbëhet nga katër trupa gjykues të përhershëm me tre anëtarë secili.
- Dy Komisionerë Publikë përfaqësojnë interesin publik dhe mund të paraqesin ankim kundër vendimit të Komisi
- Komisioni dhe Kolegji i Apelimit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsion Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, anëtarët e Komisionit dhe Komisionerët Publikë gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Gjyqtarë e Kolegjit të Apelimit gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe mandati i tyre nuk kufizohet për shkak të moshës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.
- Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucione nënshkruajnë deklaratë me shkrim sipas ligjit, për të autorizuar kryerjen e kontrollit vjetor të pasurisë së tyre, monitorimin sistematik të llogarive dhe transaksioneve financiare, si dhe kufizimet e posaçme të së drejtës së fshehtësisë së komunikimeve gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në detyrë. Deklaratat e pasurisë së tyre bëhen publi
- Anëtarët e Komisionit dhe gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit kanë arsim të lartë juridik dhe jo më pak se 15 vjet përvojë si gjyqtar, prokuror, lektor i së drejtës, avokat, noter, jurist i nivelit të lartë në administratën publike, ose në profesione të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë. Kandidatët për anëtarë të Komisionit dhe gjyqtarë të Kolegjit nuk duhet të kenë qenë gjyqtarë, prokurorë ose këshilltarë ligjorë apo ndihmës ligjorë gjatë dy vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kandidatët nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike dhe funksione drejtuese në partitë politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidim Avokati i Popullit organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit në Kolegjin e Apelimit, si dhe të Komisionerit Publik. Të gjithë kandidatët paraqesin pranë Avokatit të Popullit aplikimet dhe deklaratat e pasurive, në përputhje me parashikimet e ligjit. Avokati i Popullit harton një listë emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse formale dhe ia dërgon atë Kuvendit.
- Brenda 30 ditëve nga marrja e listës emërore, Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të tij, zgjedh anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe dy Komisionerët Publikë nga lista e dërguar prej Avokatit të Popullit, duke marrë parasysh rekomandimet e dhëna nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorim Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë të gjithë anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë brenda 30 ditëve, në ditën e tridhjetë e pestë Presidenti i Republikës, nga lista emërore e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët ose komisionerët publikë. Emrat e përzgjedhur konsiderohen automatikisht të emëruar. Procedurat e mëtejshme rregullohen me ligj.
- Anëtari i Komisionit, gjyqtari i Kolegjit të Apelimit dhe Komisioneri Publik ushtrojnë detyrën me kohë të plotë dhe nuk mund të mbajnë asnjë pozicion apo të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër gjatë kohëzgjatjes së man
- Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë, sipas ligji
- Gjuhët zyrtare të Komisionit, të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë janë gjuha shqipe dhe anglez Të dyja organet punësojnë përkthyes për këtë qëllim.
- Anëtari i Komisionit, gjyqtari i Kolegjit të Apelimit dhe Komisioneri Publik mban përgjegjësi disipli Rastet e shkeljes disiplinore shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit, sipas ligjit.
- Anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit, komisionerit publik, vëzhguesit ndërkombëtar, punonjësit të administratës dhe familjarëve të tyre u garantohet mbrojtje e nivelit më të lartë, sipas ligji
Neni Ç Rivlerësimi
- Rivlerësimi përfshin kontrollin e pasurisë, të figurës dhe të aftësive profesionale, sipas neneve D, DH dhe E të këtij Aneksi dhe ligji
- Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Këto organe marrin në shqyrtim informacione nga publiku duke respektuar parimin e proporcionalitetit midis privatësisë dhe nevojave të hetimit, si dhe duke garantuar të drejtën për një proces të rregull
- Institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë bashkëpunojnë me Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit, duke vënë në dispozicion të tyre informacionin e kërkuar, si dhe duke siguruar akses të drejtpërdrejtë në bazat e tyre të të dhënav Ata mund të japin mendime ose të bëjnë propozime konkrete, sipas ligjit.
- Komisioni ose Kolegji i Apelimit, sipas rastit, përmes personelit të tyre, Komisionerit Publik ose vëzhguesit ndërkombëtar, shqyrton deklaratat e subjektit të rivlerësimit mbi të shkuarën e tij, interviston personat e përmendur në deklaratë ose persona të tjerë, si dhe bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore ose të huaja për të konfirmuar vërtetësinë dhe saktësinë e deklarimev Komisioni, Kolegji dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të drejtpërdrejtë në të gjitha bazat e të dhënave qeveritare, përveç atyre që janë klasifikuar “sekret shtetëror”, duke përfshirë edhe dosjet personale të të rivlerësuarit, të dhënat statistikore, dosje të përzgjedhura për rivlerësim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat mbi trajnimet dhe ankimet ndaj të rivlerësuarve, rezultatet e verifikimit të ankesave, vendimet për marrjen e masave disiplinore ndaj të rivlerësuarve, të dhënat mbi pronat e të rivlerësuarit, llogaritë bankare, të dhënat tatimore, të dhënat mbi automjetet, të dhënat për hyrje– daljet në kufi, si dhe çdo dokument tjetër të dobishëm. Komisioni ose Kolegji mund të urdhërojë individë dhe shoqëri tregtare të dëshmojnë ose të japin prova në përputhje me ligjin.
- Barra e provës i kalon subjektit të rivlerësimit vetëm për këtë proces, duke përjashtuar çdo proces tjetër, në veçanti procesin p
Neni D Vlerësimi i Pasurive
- Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen deklarimit dhe kontrollit të pasurive të tyre me qëllim që të identifikohen ata që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht, ose ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidh
- Subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport mbi ligjshmërinë e pasurive, mbi saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, sipas ligji
- Subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurav Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore. Elemente të tjerë të pasurisë së ligjshme përcaktohen me ligj.
- Nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtë
- Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga dety Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij, zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Neni DH Kontrolli i Figurës
- Subjektet e rivlerësimit dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organiz Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën mbi figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja.
- Subjektet e rivlerësimit plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar mbi figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 Janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligji Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.
- Nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
- Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon në kohë deklaratën mbi figurën sipas ligjit, ai Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet me personat e përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Neni E
Vlerësimi i Aftësive Profesionale
- Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen një rivlerësimi të aftësisë profesionale me qëllim identifikimin e atyre të cilët nuk janë të kualifikuar për të kryer funksionin e tyre dhe të atyre të cilët kanë mangësi profesionale që mund të korrigjohen përmes edukim
- Vlerësimi i aftësisë zhvillohet me ndihmën e nëpunësve që ushtrojnë detyrën e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve ose prokurorëve në kohën kur kryhet rivlerësimi. Vlerësimi i aftësisë për gjyqtarët, këshilltarët ligjorë ose ndihmësit ligjorë përfshin aftësinë për të gjykuar, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave gjyqësore, cilësitë personale dhe angazhimin profesional, bazuar në standardet e parashikuara në lig Vlerësimi i aftësisë për prokurorët përfshin aftësinë për të hetuar dhe për të ngritur akuzën publike, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave profesionale si dhe cilësitë personale bazuar në standardet e parashikuara në ligj. Vlerësimi i aftësisë për këshilltarët ose ndihmësit ligjorë përfshin testimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Vlerësimi i aftësisë nuk shtrihet ndaj çështjeve që janë në shqyrtim.
- Në rast se rezulton se subjekti i rivlerësimit ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta, ose ka një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij, atëherë kjo konsiderohet mangësi profesionale dhe zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të pezullimit shoqëruar me detyrimin për të ndjekur programin e edukimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
- Në rast se rezulton se subjekti i rivlerësimit ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të papërshtatshme, ose ka një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij dhe mangësia e konstatuar nuk mund të korrigjohet përmes programit një vjeçar të edukimit, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
- Në rast se subjekti i rivlerësimit kryen veprime për të penguar ose vështirësuar vlerësimin e tij, ose rezulton se ka njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime, ose një model pune aq të dobët saqë rrezikon ose cenon të drejtat e qytetarëve, ai konsiderohet i papërshtatshëm për të ushtruar funksi Në këtë rast zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën
Neni Ë Masat Disiplinore
- Komisioni ose Kolegji i Apelimit në përfundim të shqyrtimit të çështjes, vendos masat disiplinore, pezullimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra për një vit të shoqëruar me edukim të detyrueshëm, ose shkarkimin e tij nga dety Në çdo rast vendimi jepet i arsyetuar.
- Vendimi që urdhëron pezullimin nga detyra shoqëruar me detyrimin për trajnim identifikon mangësitë. Gjatë periudhës së pezullimit të rivlerësuarit i njihet e drejta e pagës në masën 75% të saj. Subjekti i rivlerësuar urdhërohet të ndjekë një program edukimi një vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, i hartuar për të plotësuar mangësitë. Në fund të programit ai testohet për aftësitë e Ky testim mbikëqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Subjekti i rivlerësimit që nuk e kalon testimin shkarkohet nga Komisioni.
- Në çdo rast, shkarkimi i një gjyqtari ose prokurori nuk përbën shkak për rihapjen e çështjeve të gjykuara ose të hetuara prej tij, përveçse kur ekzistojnë shkaqet mbi të cilat realizohet kërkesa për rishikim, sipas parashikimeve në ligjet proced
Neni F Kolegji i Apelimit
- Kolegji i Apelimit përbëhet nga shtatë gjyqtarë dhe është organi i vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet kundër vendimeve të Komisionit, sipas këtij Aneksi dhe ligjit. Kolegji vendos në trupa gjykuese me pesë anëtarë secil
- Ndaj vendimeve të Komisionit mund të ushtrojnë ankim pranë këtij Kolegji subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik, sipas ligjit, më përjashtim të vendimeve të marra sipas nenit Ë, paragrafi 2 të An
- Kolegji mund të kërkojë mbledhjen e fakteve ose të provave, si dhe të korrigjojë çdo gabim procedural të kryer nga ana e Komisionit duke mbajtur parasysh të drejtat themelore të subjektit të rivlerësuar. Kolegji vendos në lidhje me çështjen dhe nuk mund t’ia kthejë atë Komisionit për rishqyrtim. Juridiksioni kushtuetues nuk lejon të vihen në disktutim parimet e kushtetutshmërisë mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit dhe si i tillë bazohet tek kriteret e përcaktuara në këtë lig
- Vëzhguesi ndërkombëtar në Kolegjin e Apelimit gëzon të njëjtat të drejta si dhe vëzhguesi ndërkombëtar pranë Komisionit.
- Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankimit subjekti i rivlerësimit paguhet në masën 75% të pagës. Nëse Kolegji pranon ankimin duke shfuqizuar vendimin e Komisionit, pjesa prej 25% e pagës i paguhet subjektit për të gjithë periudhën e ndërprerjes. Vendimi përfundimtar që urdhëron shkarkimin nga detyra, hyn në fuqi menjëherë.
- Kur ushtron ankim kundër masës disiplinore të shkarkimit, subjekti i rivlerësimit pezullohet nga detyra deri në marrjen e vendimit nga Kolegji.
- Kolegji lë në fuqi, ndryshon ose rrëzon vendimin e Komisionit duke dhënë vendim me shkrim të arsyetua Në rastet e ankimeve nga Komisioneri Publik, Kolegji nuk mund të vendosë një masë disiplinore më të rëndë, pa i dhënë subjektit të rivlerësimit kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe për t’u dëgjuar në seancë.
- Subjektet që rivlerësohet mund të ushtrojnë ankim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeri
Neni G Dorëheqja
- Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërprite
- Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 vjeçare.