Kokëdhima nuk pjerdh njeri në PS, përveç Ramës

 

Dyshi real i PS-së është sot Koço Kokëdhima e jo Gramoz Ruçi. Pasditen e së shtunës kryeministri Rama ka mbledhur në një takim organizativ deputetët e rajonit të jugut, praktikisht ata të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër.Takimi është përcjellë me debate shumë të forta mes deputetëve Gramoz Ruci, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu dhe koordinatori i këtij rajoni, Koco Kokëdhima.

Debati ka nisur pasi deputeti i Vlorës, Kokëdhima, ka kërkuar shtyrjen me dy muaj të afatit të mbledhjes së Kongresit të Partisë, i planifikuar për në janar të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shqiptarja.com kjo kërkesë është kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci, i cili ka akuzuar Kokëdhimën se ka shkelur çdo afat të vendosur nga asambleja për riorganizimin e partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se Ruci i ka kujtuar atij se nuk të veprojë sipas kokës së tij.Deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi, kanë shprehur pakënaqësi tek kryeministri, për faktin se  koordinatori i jugut, nuk ka përfshirë në procesin organizativ deputetët e zonës, duke mos bashkëpunuar me ta.

Ata kanë vënë në dukje se koordinatori i jugut nuk flet drejtpërdrejt me deputetët, por i injoron ata duke u dërguar vetëm emaile përmes sekretareve të tij të zyrave rajonale.

“E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë”, – ka thënë deputeti Toçi.Kokëdhima ka dëgjuar kritikat e Leskajt dhe Toçit, por i është kundërpërgjigjur vetëm këtij të fundit, duke e quajtur “parazit”. E vetmja që ka mbështetur Kokëdhimën, është deputetja e Vlorës, Mira Shehu, e cila, siç është vënë re në të gjitha takimet e Kokëdhimës, jo vetëm në Vlorë por edhe në Gjirokastër ka qenë e pranishme. Kryeministri Rama nuk ka mbajtur qëndrim në këtë proces, dhe ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një moment të dytë. Në takimin e sotëm me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, Rama ka njoftuar se ditën e premte do të ketë një takim të dytë ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Kokëdhimës për shtyrjen e Kongresit të partisë, me argumentin se nuk mjafton koha për organizimin e zgjedhjeve në çdo nivel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?