Kokëdhima: Po të ketë garë në PS, do kandidoja që sot për postin e kryetarit
Ish-deputeti Koço Kokëdhimën deklaron se do të kandidonte për postin e kreut të Partisë Socialiste nëse në këtë subjekt politik do të kishte garë.
Deklarata e Kokëdhimës u bë sot në emisionin “Zululand” në “Tema Tv”, përballë gazetarit Mustafa Nano.
Pyetjes së Nanos, nëse “do të kishte kandiduar për të marrë kreun e PS-së në rrethanat që do të adoptohej praktika e primareve”, ai iu përgjigj në mënyrë pohuese.
Përballë vëzhgimit të Nanos, që “politikanët shqiptarë e kritikojnë kryetarin e partisë vetëm kur e pësojnë vetë prej këtij të fundit, gjë që tregon se marrëdhënien e e tyre me të nuk e ngrejnë mbi parime apo ide”, Kokëdhima tha se ky nuk është rasti im.
Ai përsëriti idenë se “nuk ka për ta mohuar asnjëherë miqësinë me Edi Ramën, dhe se Edi Rama nuk ka për të qenë armik i tij”. Por ai tha në të njëjtën kohë, se Rama pengon demokratizimin e partisë. “Me demokratizim të partitë kuptoj hapjen dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë për të gjitha postet e mundshme; në PS duhet futur praktika e primareve”, tha Kokëdhima. dhe shtoi: “Mënyra se si funksionojnë partitë duhet të organizohet mbi bazën e një ligji, që duhet bërë në parlament, e jo mbi bazën e statuteve që shkelen në çdo moment”.
KOHA JONË SONDAZH

