Kokëdhima: Pse besoja në fitoren e Trump, ju rrëfej si ka ndikuar tek unë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima komenton politikat e qeverisë dhe qëndrimin e tij sa i takon ligjin për importin e mbetjeve. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Kokëdhima flet edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama.

Një tjetër çështje mjaft e komentuar është edhe largimi i Ben Blushit nga PS, dhe fitorja e Donald Trump si presidenti i ri i SHBA, për të cilat ish-deputeti socialist shpreh qëndrimin e tij.

Kokëdhima ka shpjeguar edhe disa nga arsyet se pse ka besuar në fitoren e Trump ndërsa nuk ngurron të shtojë se është ndikuar nga libri i tij “Si të bëhesh i pasur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam ndjekur presidentin e zgjedhur Donald Trump shumë vite më përpara dhe kam qenë i sigurt për vlerat e jashtëzakonshme të këtij njeriu. Për këtë arsye kemi përkthyer libra të tij që në 2004-2005. Madje jam ndikuar nga një libër i tij, “Si të bëhesh i pasur”, titullin e këtij libri unë e kam përdorur përafërsisht kur bëra një emision radiofonik për këshilla biznesi. Unë besoja plotësisht në fitoren e Trump, dhe në zhvillimet aktuale në gjithë atë situatë ku kalon lidershipi politik dhe politika botërore. Praktikisht Trump udhëhoqi njerëzit e mërzitur, të zemëruar, të zhgënjyer, të pakënaqur në SHBA. Dhe ky nuk është një fenomen i izoluar, por që prek shumë vende. Trump e dinte që 16 vite më parë që do bëhej president, dhe këtë e kishte artikuluar”, tha Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analisti Andi Bejtja tha se tashmë ka ardhur koha që edhe vendi ynë të përgatitet për “Epokën Trump”. Ai tha se fitorja e Trump po vendos një botë të re, dhe e gjithë Europa e më gjerë po hyn në një epokë të re.

“Shqipëria do të gjenet në një pozicion në të cilin duhet të jetë e përgatitet për situata të tilla. Për ne situata bëhet akoma më alarmante, në sensin figurativ, pasi kemi disa deklarata të kryeministrit tonë që kanë një pezhorativitet, dhe ndikojnë në publik. Ai foli për Trump edhe nga SHBA, jo vetëm nga Shqipëria. Klasa politike duhet ta vlerësojë Trumpin më mirë, dhe jo ta shohë si tifozllëk se kush fitoi. Trump është një realitet dhe ekuilibrat gjeopolitikë mund të ndryshojnë”, tha Bejtja.

 

Vijon ..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?