Kolegji Zgjedhor pushon gjykimin për Dashamir Tahirin: S’kemi kompetenca

Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen dhe shpalli moskompetencën për ankimimin e ish-deputetit Dashamir Tahiri, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të deputetit.

Çështja do të dërgohet në Gjykatën Administrative të shkallës së parë  për shqyrtim.

Në seancen e ankimimit ishin të pranishëm përfaqësues të KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Tahiri përfaqësohet nga avokati i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Relator i çështjes ishte  Astrit Kalaja, ndërsa anëtarë të Kolegjit janë Gjin Gjoni, Ridvan Hado, Shkelqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Dashamir Tahirit deklaroi se dënimi i klientit të tij është marrë në mungesë dhe ai është vënë në dijeni kur është marrë Prokuroria.

“Ky vendim është i falur ne 2006. Ndërkaq vendimi i KQZ është marrë me një shumicë të thjeshtë dhe duhet të ishte marrë me shumicë të cilësuar” shtoi ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KQZ-së tha se Kolegji Zgjedhor nuk është kompetent për të shqyrtuar këtë kërkesë.

“Dashamir Tahiri nuk legjitimohet të vërë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor”.

Ndërsa përfaqësueja e Prokurorisë kërkoi që të mos përfshihen si palë e interesuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?