Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD, Lezha e Gjirokastra vulosin rezultatin e 11 Majit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e PD-së për qarkun e Lezhës dhe të Gjirokastrës. Kërkesa për pavlefshmëri zgjedhore nuk u pranua nga gjyqtarët duke lënë në fuqi rezultatin për këto zona zgjedhore.

Demokratët paraqitën kërkesën duke e argumentuar me pretendimet se ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës në këto dy qarqe.

Në zgjedhjet e 11 Majit PD e mposhti PS në Lezhë, duke siguruar 4 mandate përkundrejt 3 mandateve të mazhorancës. Ndërkohë që në Gjirokastër triumfuan socialistët, me demokratët që nxorën deputet vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati. Kjo bën që zyrtarisht me vendimin e sotëm të certifikohet rezultati që prodhoi procesi zgjedhor i 11 Majit për qarqet Lezhë dhe Gjirokastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?