Komandimi i FA, Kushtetuesja vendos pezullimin e projektligjit

Me këtë vendim që e cilëson ligjin të papajtueshëm me kushtetutën, kjo gjykatë ka pranuar pjesërisht ankimimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që nga ligji të shfuqizohet shprehja “ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura” të pikës 2 të nenit 9, si dhe shfuqizimin e nenit 12/ç, 12/d, 22/3 dhe 23/3 të ligjit.

Me këtë vendim Gjykata i jep vetëm Presidentit të Republikës të drejtën e shkarkimit të gjeneralëve nga forcat e armatosura, ndryshe nga drafti që ia atribuonte këtë të drejtë kryeministrit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?