Koment për shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit Rama

 
 
Artikulli për shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit:

Në një artikull të portalit lapsi.al pretendohet se pagesa e biletave të udhëtimeve të Kryeministrit është kryer nëpërmjet fondit për personat e burgosur padrejtësisht. Sipas transaksioneve të thesarit në këtë artikull, fatura e shpenzimeve të udhëtimeve është shlyer nga llogaria e shpenzimeve për burgosje të padrejta.

Për shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit:

Pas verifikimit të pretendimeve të ngritura në artikull, si dhe materialit të fletë pagesës për shpenzimet e sipërpërmendura, bëjmë me dije se bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Llogaria e kontabilitetit, e cila i përket shpenzimeve të udhëtimeve, identifikohet nga numri “6024200”. Ndërkohë që llogaria e përdorur gabimisht në pagesën e shpenzimeve është llogaria me numër “6027200” që i përket shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta.

Sa më sipër vihet re qartë që është kryer një zëvendësim i pavullnetshëm të numrit 4 me numrin 7, duke i kontabilizuar shpenzimet në një llogari të gabuar. Ndërkohë theksojmë që fondet për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit janë marrë nga buxheti i alokuar i Kryeministrisë për vitin 2015, në të cilin nuk ndodhen fonde në nënllogari si “shpenzime për kompensim për burgosje të padrejtë”. Pas të gjitha verifikimeve të kryera, asnjë qindarkë nga fondi i shpenzimeve për kompensim të burgosjeve të padrejta nuk është shpenzuar për udhëtimet. Si pasoje e gabimit njerëzor është përdorur vetëm numri i gabuar i llogarisë, por në asnjë moment buxheti i shtresës në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu vlen të theksohet se legjislacioni për kontabilitetin pranon gabimet njerëzore, duke i dhënë mundësi të gjithë operatorëve ekonomikë të bëjnë rregullimet e këtyre gabimeve në momentin e mbylljes së bilancit, çka do të ndodhi edhe me rastin në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?