Komision hetimor për 11 Majin? Xhaferaj: Berisha më keq se Basha

Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni i PD-së mbetet i njëjtë, komision hetimor për të bërë politikë me humbjen. 4 vite nga dështimi i komisionit që u bë në vitin 2021, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën.

Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farsë. Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit, Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit të partisë.

”Po, dëshmojnë se po ecin me gjurmët e Lulzim Bashës, sepse në 2021 ai ngriti një Komision Hetimor që çuditërisht u mbyll pa dhënë asnjë argument. Por nëse i kthehemi çështjes ne themel, kur zoti Berisha u kthye me foltoren dy ishin akuzat që ai i bëri Lulzim Bashës për zgjedhjet. Ai përcaktoi qartë se Basha ose ishte i pazoti ose kishte shitur zgjedhjet. Në 2025 Berisha mori një rezultat me të keq se Lulzim Basha, kjo dëshmon që ka qenë me i pazot se Lulzim Basha apo i ka shitur shume me tepër se Lulzim Basha?”, tha Xhaferaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?