Komision për dezinformimin, PS kërkesë kryetares së Kuvendit. Rama: Duhet të ecim përpara me shpejtësi të plotë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi përmes një postimi në “X”, shprehet se “Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”.
Kreu i qeverisë, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme. “Shumë e rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi të plotë”, shkruan Rama teksa ka ndarë reagimin e Çuçit.
Very important to move on with full speed🇦🇱 https://t.co/VqRjtZw6oD
— Edi Rama (@ediramaal) March 28, 2024