Komisioneri Europian për Zgjerimin: Kërkuam dialog për Teatrin, ndjekim me shqetësim zhvillimet
Zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.
‘Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale.
• Kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, duke vërejtur gjithashtu se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat. Ne vazhdojmë t’u bejme thirrje të gjitha palëve qe të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin.
• E rëndësishme eshte që masat emergjente te mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore siç përcaktohen në Traktatet e BE-së dhe ato duhet të jenë subjekt i një kontrolli të rregullt.
• Liria e shprehjes është një nga themelet esenciale të një shoqërie demokratike dhe një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Prandaj është një element thelbësor për procesin e pranimit në BE.