Komisioneri i BE: I zhgënjyer që negociatat për Shqipërinë nuk u hapën

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur i zhgënjyer që nuk është bërë i mundur përparimi i negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi ka shkruar se shpreson se në një kohë të shkurtër të mund të kemi një dritë jeshile për këtë çështje, ndërkohë që shton se  një proces i tillë është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Lindor dhe Europën.

“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Lindor dhe për Europën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim“, ka thënë Varhelyi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?