Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Varhelyi: Shpresoj të ketë marrëveshje, keq nëse humbsni shansin

31 maji kaloi dhe palët politike ende nuk kanë arritur që të kenë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Sigurisht që kjo gjë ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar.

Komisoneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, thotë se është thelbësore një marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e saj për Integrimin. Sipas tij, ky moment nuk duhet humbur.

”Reforma Zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq për të humbur momentin. Shpresoj për një marrëveshje, kjo është thelbësore”.

SHKARKO APP