FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisioneri Varhelyi dhe ambasadorja Kim urojnë Ramën: Dialogu politik, kyç për pranimin në BE

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e qeverisë së re. Me anë të një postimi në Twitter, Varhelyi tregon se dialogu politik është çelësi për integrimin e Shqipërisë në BE.

Përgëzimi kryeministrit Rama dhe qeverisë së re. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres integrimin në BE dhe reformat e sundimit të ligjit që të shfaqen në rend të parë në axhendë. Dialogu politik, kyç për pranimin në BE”, shkroi Varhelyi.

Ndërsa ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim uron Ramën për marrjen e mandatit të tretë dhe thotë se pret të punojë intensivisht me qeverinë e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urime kryeministrit Rama dhe qeverisë së re për mandatin e tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me ju. Të forcojmë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese”, shkroi Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?