Komisioni Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj: Të gjithë do ta gëlltisin atë që kanë thënë kundër

“Komisioni Antikurrpsion po kundërshtohet, por në fund do të shihen frytet e tij”, tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj në A2 CNN. Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023.

“Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët e vlerësuan si zgjidhje shumë të mirë dhe vendosën ta mbështesin”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist zbuloi se propozimi për të drejtuar komisionin erdhi nga Rama. “Ishte një sfidë për mua. E mendova gjatë. Është një reformë shumë e madhe, shumë e vështirë, por në finale ne jemi këtu për të shërbyer, për të bërë detyrën”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj pranoi se pjesëmarrja e opozitës në komision është shqetësim për socialistët, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e kanë bërë të qartë që nuk do të jenë pjesë e tij. “Është një shqetësim i yni. Opozita është faktor i rëndësishëm në këtë proces. Por opozita bën zgjedhjet e saj. Ajo ka vendin e vet, zgjedh opozita se çfarë do të bëjë me rolin dhe vendin e saj. Në këtë rast, si edhe në disa raste të tjera, opozita ka zgjedhur formën e gabuar, pra bojkotin. Por kjo nuk do të thotë se Kuvendi nuk duhet të vazhdojë”, tha Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?