Komisioni Hetimor për Presidentin Meta, deputeti: Të mbyllet

Komisioni është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën për zgjatjen e mandatit të komisionit, në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Deputeti i ”opozitës së re”, Adriatik Alimadhi kërkoi shpërbërjen e komisionit pasi sipas tij nga dekreti i Presidentit për anulimin e 30 qershorit nuk është prodhuar asnjë situatë e rëndë dhe se po shkelen të drejtat e Presidentit.

“Drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me proceset e komisionit hetimor do doja të kishin ftesë e të paraqiteshin para komisionit. Përderisa kishim presidentin do të doja që drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e presidentit të ishin në komision,”- u shpreh Alimadhi.

Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar do të zgjaten me dy muaj. Në seancën e sotme të Komisionit u miratua kërkesa e kryetarit Ulsi Manja për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e punimeve të komisionit. Shtatë deputetë votuan pro dhe dy u shprehën kundër zgjatjes së punimeve. Kërkesa do i dorëzohet Kuvendit, për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?