Komisioni i Dezinformimit, Basha: Shashkë nga PS-ja që të humbasë zhurma e arrestimeve të drejtorëve dhe ministrave

Lulzim Basha në konferencën për mediat, foli edhe për Komisionin që PS kërkon në lidhje me Dezinformimin. Për të kjo është një shashkë që të humbasë zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave.

”PD është e para që e kemi provuar çdo të thotë fushatë dezinformomi me 50 mijë mesazhe në fushatë për të goditur kryetarin. PD ka dërguar amendamente për strategjinë e sigurisë kombëtare që janë hedhur poshtë. Amendamentet tona për ndihmë ushtarake për Kosovën janë hedhur poshtë. Nuk u dha asnjë shpjegim çfarë është ky Komision i Posaçëm.

Kur vjen fjala tek lufta ndaj dezinformimit, Parlamenti ka 2 instrumente paraprake. Njëri instrument është Komisioni i Medias tjetri Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Ç’nevojë ka për një komision të posaçëm. Nëse ka nevojë për përmirësime në ligj ja ku është Komisioni i Medias dhe Komisioni i Sigurisë. Lojë me shqiptarët.

Të bien ministrat dhe drejtorët e bashkisë në burg dhe të hedhim një shashkë. Ka prej shtatorit që me një sebepe apo një sebep tjetër zvarriten nuk futen në rendin e ditës propozime e Partisë Demokratike që kanë lidhje me këto tema për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore. Projekt ligji për vettingun e politikanëve nuk futet në rend dite”.

SHKARKO APP