Komisioni i Ekonomisë miraton online projekt-buxhetin e vitit 2024, deputeti që mori pjesë nga opozita
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim mesditën e së enjtes projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro.
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u bë online, një metodë kjo e kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila pretendon se është në shkelje të Kushtetutës.
Në mbledhjen online të Komisionit të Ekonomisë për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2024, nga opozita mori pjesë vetëm Edmond Spaho.
Edmond Spaho votoi kundër buxhetit të vitit 2024, duke qëndruar në një linjë me opozitën, e cila po ashtu nuk është dakord.
Javët e fundit punimet në Kuvend janë përfshirë nga kaosi, pas protestave të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se maxhoranca po u shkel të drejtat dhe hapësirën kushtetuese.