Komisioni i Ligjeve miraton hapjen e listave sipas renditjes së kryetarit

Komisioni i Ligjeve ka miratuar formulën e re të socialistëve të propozuar nga Damian Gjiknuri për hapjen e listave me një renditje të diktuar nga kryetari i partisë.

Sipas formulës së re, vetëm ai kandidat që merr 10 mijë vota mund të prishë renditjen e kryetarit dhe të bëhet deputet. Propozimi i Gjiknuri u votua nga  vetë socialistët dhe dy grupet parlamentare të ardhura nga LSI, mes tyre Adiola Braha dhe Nimet Musai.

Ligjet miratuan edhe në tërësi ndryshimin e Kodit Zgjedhor pa dakordësinë e PD dhe LSI dhe me një pjesë të votave të opozitës parlamentare, me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?