Komisioni i Medias nis sot procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH
Edhe pse ka lënë pezull procesin për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, mazhoranca nis kështu një tjetër proces që ka të bëjë me median, por që nuk do të kalojë pa ngërç, pasi ligji përfshin dhe opozitën në përzgjedhje.
Në ligjin për median, pikërisht neni 94 pika B, sanksionon se në çdo rast nga 10 kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, 5 duhet të mbështëten nga mazhoranca 5 nga opozita.