Komisioni i Mjeteve të Informimit Publik, zgjedh 5 kandidaturat për KDRTSH

Kështu, emrat për t’i kaluar seancës plenare pesë kandidaturat për votim janë përkatësisht Xhelal Mato, Valbona Sulçe, Xhelil Aliu, Helidon Haliti dhe Vladimir Grosha.

Ndërkaq, komisioni votoi edhe buxhetin për vitin e ardhshëm.

 “Ky projektligj për buxhetin e vitit 2015 në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 e Kushtetutës dhe neni 30 të ligjit 9936 datë 29.62008 për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që të ardhura 414 mijë e 469 milion lekë, shpenzimet 474 mijë e 997 milion lekë, deficiti 60 mijë e 528 milion lekë. Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor, fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve”, tha nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, rreth detajeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i bërë sërish thirrje opozitës që të vijë në Kuvend për të bërë përzgjedhjen e kandidaturave të saj, për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?